Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Lambrecht, ka konfirmuar rritjen e mbështetjes dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kështu njoftoi Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili u takua me ministren e lartcekur dhe stafin e saj.
Krahas diskutimit për situatën e re gjeopolitike dhe sfidat në mjedisin aktual të sigurisë, ata diskutuan edhe për nivelin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes këtyre dy ministrive.
Mehaj tha se u ka shprehur falënderime për investimet gjermane në Kosovë si dhe për kontribuutin shumë të çmueshëm të trupave ushtarake të forcave gjermane në operacionin e KFOR-it në sigurinë e Kosovës.
“Nga ana e Ministres Lambrecht pranova mirënjohjen për mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s për evakuimin e afganëve, mbështetjes së popullit dhe Qeverisë së Ukrainës dhe sanksioneve kundër Rusisë si dhe ofroi mbështetjen në vizionin tonë për anëtarësim në NATO”, shkroi tutje Mehaj në Facebook.