KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Më shumë se 100 të vdekur nga uragani “Helene” në SHBA, reagon presidenti Biden
Botë

Më shumë se 100 të vdekur nga uragani “Helene” në SHBA, reagon presidenti Biden

KosovaNewss
KosovaNewss 19:54 -30/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Joe Biden ka thënë se qeveria e tij do të mbështesë shtetet e prekura nga uragani Helene, pasi stuhia shkatërruese la më shumë se 100 njerëz të vdekur në juglindje të SHBA-së.

Presidenti amerikan u deklarua rreth uraganit ndërsa 600 njerëz mbeten të pagjetur pasi Helene la gjurmë shkatërrimi në disa shtete – me vdekje të raportuara në Florida, Gjeorgji, Karolinën e Veriut dhe Jugut dhe Virginia.

Bëhet e ditur se autoritetet janë ende duke luftuar për të siguruar ujë dhe furnizime të tjera në zonat e prekura nga përmbytjet.

Biden tha se ka folur me guvernatorët e Gjeorgjisë dhe Karolinës së Veriut dhe se ai pret të vizitojë zonat e prekura nga uragani më vonë këtë javë, shkruan skynews.

Ai shtoi se ai “mund të duhet të kërkojë” që Kongresi të mbajë në një seancë speciale për të miratuar një paketë financimi për të ndihmuar të prekurit.

“Ne do të jemi atje me ju për aq kohë sa të duhet”, tha Biden.

“Administrata Biden-Harris do të jetë atje derisa puna të përfundojë”, shtoi lideri amerikan.

Ndryshe, Biden foli disa ditë pasi uragani i kategorisë 4 goditi brigjet e Floridës me erëra 225 km/h përpara se të godiste edhe shtetet e tjera.

Stuhia shkaktoi përmbytjet më të këqija në një shekull në Karolinën e Veriut – me 30 njerëz të vdekur në kontenë Buncombe.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper parashikoi se numri i vdekjeve në shtet do të rritej pasi punonjësit e urgjencës arritën në zonat e izoluara nga rrugët e shembura, infrastruktura e thyer dhe përmbytjet.

Furnizimet po transportohen me aeroplan në rajonin rreth qytetit të izoluar të Asheville.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohen rrjetet sociale në Britani të Madhe për personat nën 16-vjeç

Katz: Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Libanit dhe ta ‘pastrojë’ atë nga banorët vendas

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa

India goditet nga vala ekstreme e të nxehtit, 64 gradë në diell

Dënohet për dy përdhunime djali i princeshës së Norvegjisë

KosovaNewss 30/09/2024 30/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Niset Kontingjenti KFOR 8 nga Shqipëria drejt Kosovës
12:35 -15/06/2026
Ndalohen rrjetet sociale në Britani të Madhe për personat nën 16-vjeç
12:34 -15/06/2026
Kontigjenti KFOR 8 niset drejt Pejës, Shqipëria e quan kontribut për paqe
12:19 -15/06/2026
Katz: Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Libanit dhe ta ‘pastrojë’ atë nga banorët vendas
12:13 -15/06/2026
Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
12:11 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?