Sot do të mbahet mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, e cila nis nga ora 10:00, do të ketë raportim nga drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Kurse Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, mban nga ora 11:00 dëgjim publik për Projektligjin për Verëra.
Ndërkaq Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, po ashtu nga ora 11:00, do të ketë diskutim dhe koordinim i aktiviteteve të komisionit të mbetura në proces.
Nga ora 13:00 Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ka në rend dite Projektligjin për Rregullat e trafikut rrugor.


