KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
Siguri

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

KosovaNewss
KosovaNewss 23:24 -18/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nëntë maji ishte data kur Rusia shënoi ditën e fitores. Krah presidentit rus, Vladimir Putin, dhe liderëve të tjerë autokratë, aty mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pjesëmarrja e tij në këtë paradë nxiti reagime të shumta të liderëve evropianë, por edhe të atyre kosovarë.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vetë prezenca e Vuçiqit në paradën ushtarake në Moskë është dëshmi e lidhjeve të forta që ka Serbia me shtetin rus.

“Serbia po vazhdon të dëshmojë çdo ditë e më tepër lidhjet e saj me vendet autokratike dhe me aleatet e tyre historike siç janë Federata Ruse por edhe vendet e tjera, jo vetëm formalisht, duke qenë pjesë e aktiviteteve siç ishte parada ushtarake në Moskë, por edhe më saktësisht duke bashkëpunuar dhe në fushën e blerjes së armatimeve edhe qasje ushtarake në raport me ato vende”, tha Maqedonci për RTK-në.

Duke e qenë e tillë, Maqedonci tha se qasja pushtuese e destabilizuese e Serbisë është e shkruar edhe në kushtetutën e këtij shteti, duke mbajtur Kosovën pjesë të saj e që shpërfaq në vazhdimësi synimet në raport me Kosovën.

“Serbia nuk ka ndryshuar qasjen hegjemoniste në raport me Kosovën. Kjo pasqyrohet në vazhdimësi si në deklarimet e tyre si në veprimet e tyre dhe aktivitetet e tyre, por edhe në mbështetjen që institucionet e sigurisë në Serbi i japin elementeve që kanë zhvilluar sulme dhe aktivitet terroriste ne vendin tonë”, shtoi Maqedonci.

Ai foli edhe për nënshkrimin në mars të memorandumit trepalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, duke thënë se nuk ka pasur synim kërcënimin e askujt.

“Kjo deklaratë ka pasur synim që të lidhë mes vete shtetet që ndajnë të njëjtat vlera në mënyrë që jemi të gatshëm të mbështesim njëra-tjetrën në raste kur cenohet siguria e gjitha Ballkanit Perëndimor”, ka nënvizuar ai.

Sulmi terrorist i një formacioni paraushtarak serb i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe sulmi tjetër terrorist në infrastrukturën kritike në kanalet e Ibër Lepecit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, janë dëshmi e pretendimeve të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

KFOR-i kryen stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

KosovaNewss 18/05/2025 18/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Biden diagnostifikohet me formë agresive të kancerit në prostatë
23:27 -18/05/2025
Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
20:13 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?