Manchester City ka mposhtur Chelsean me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 37-të të Premierligës.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Alvarez në minutën e 12-të.
Në fakt, City e siguroi dje titullin kampion të Premierligës pas humbjes së Arsenalit.
City është në vendin e parë me 88 pikë, shtatë më shumë se Arsenali që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.