Macron dhe Trump kanë rënë dakord të punojnë “së bashku për kthimin e paqes dhe stabilitetit”, ka thënë zyra e presidentit francez, raporton “The Guardian”.
Emmanuel Macron dhe Donald Trump ndanë një “dëshirë për të punuar së bashku për kthimin e paqes dhe stabilitetit” në një kohë kur bota përballet me “kriza të mëdha ndërkombëtare në vazhdim”, tha zyra e presidentit francez të mërkurën pas telefonatës së parë të Macron me presidentin amerikan.
Të dy liderët patën një “diskutim shumë të mirë 25-minutësh”, tha Pallati Élysée, në të cilin Macron “theksoi rëndësinë e rolit të Evropës” dhe ofroi të punonin së bashku për çështjet përfshirë pushtimin rus të Ukrainës dhe Lindjes së Mesme.
Macron ishte ndër liderët e parë botërorë që uroi Trump të mërkurën dhe ndër të parët që pati një bisedë telefonike me të.


