KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën për dhënien e tenderëve: Me LDK-në në pushtet, fiton nepotizmi e korrupsioni
Politikë

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën për dhënien e tenderëve: Me LDK-në në pushtet, fiton nepotizmi e korrupsioni

KosovaNewss
KosovaNewss 16:04 -10/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Prishtinë kanë akuzuar kryetarin Përparim Rama se tenderat për infrastrukturën rrugore të qytetit po marrin bashkëpuntorët e tij.

Rama njofton për nisjen e punimeve të një rruge të re në Prishtinë

Në reagimin e bërë për media thuhet se, ata mirëpresin punimet për vazhdimin e rrugës B, por që shprehin shqetësimet e tyre lidhur me përfituesit e këtyre projekteve.

“Ajo çfarë na brengos është fakti se Operatorët Ekonomik, fitues të kësaj kontrate, janë kompani të vëllezërve dhe kushërinjve të Fadil Aliu – Hertica, e i cili është ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit Rama. Fadil Aliu është shef i sektorit të Burimeve Njerëzore në Komunën e Prishtinës dhe për t’u emëruar në këtë pozitë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Gjithashtu është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”, thuhet në reagim.

LVV po ashtu thotë se që nga ardhja në pushtet e Ramës, këto kompani kanë fituar numër të madh të tenderëve.

“Kompania e vëllezërve të tij “Integral”-Shpk dhe kompania e kushërinjve të tij “Milenium Konstruction”-Shpk prej ardhjes në pushtet të Përparim Ramës dhe LDK-së kanë fituar një numër të madh të tenderëve në Komunën e Prishtinës. Tash edhe tenderin për vazhdimin e rrugës B. Tashmë po shihet se jemi në fazën kur Përparim Rama dhe LDK-ja e tij janë duke i kthyer borxhet ndaj bizneseve që i kanë mbështetur gjatë fushatës zgjedhore. Ndër ta janë edhe kompanitë e vëllëzërve Aliu, në objektin e të cilëve, gjatë zgjedhjeve, ishte i vendosur shtabi i Përparim Ramës”, vijon reagimi.

Tutje, LVV thekson se “po dëshmohet në vazhdimësi se me Përparimin dhe LDK-në në pushtet nuk fiton as Prishtina as ekonomia e vendit. Fitojnë bashkëpunëtorët e Përparimit, fitojnë njerëzit e afërm me LDK-në, fiton nepotizmi e korrupsioni”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

KosovaNewss 10/07/2023 10/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?