Lulzim Basha është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike, shkruan euronews albania.
“Mbyllja përfundimtare në të gjitha degët është në orën 19:30. Komisioni elektoral administroi procesverbalet e dërguara në mënyrë elektronike.
Në mbledhjen e Komisionit pasi i hodhëm në tabelën përmbledhëse, Komisioni hartoi rezultatin e procesverbalit përfundimtar. Bazuar në rezultatin e 71 degëve të PD.
Kanë marrë pjesë në votim 18052 anëtarë të PD-së, çka do të thotë që në përqindje pjesëmarrja është 71%.
Nga 18 mijë e 52 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në kutitë e votimit janë gjtur 18052 fletë votimi. Të pavlefshme janë 199, të vlefshme 17853.
Lulzim Basha 16196 vota dhe kanidati Hani ka marrë 1657 vota”, tha Jemin Gjana.