Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka parashtruar padi për shpifje ndaj ish-kandidatëve për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenorit, Driton Ajazit, si dhe portalit Insajderi.
Ndërkaq, për nesër Lladrovci ka paralajmëruar padi edhe ndaj portalit Rajoni.org.
“Shpifja në Republikën e Kosovës, me ligj është e ndaluar dhe e ndëshkueshme. Shihemi në Gjykatë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij në instagram:
Shpifja është e ndëshkueshme.
Gjatë ditës së sotme, kam ushtruar padi për shpifje ndaj Xhavit Drenorit, Driton Ajazit, ndaj portalit “Insajderi”, ndërsa nesër do të bëj edhe një padi për shpifje ndaj portalit “ Rajoni. org ”.
Shpifja në Republikën e Kosovës, me ligj është e ndaluar dhe e ndëshkueshme. Shihemi në Gjykatë!
