Avokati Besnik Berisha, është liruar sot pasi Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën për paraburgim.
Lajmi e ka konfirmuar avokati i tij, Naim Rudari.
“Po është liruar sot, është refuzuar kërkesa për paraburgim”, konfirmoi ai.
Rudari tha se në aktvendimin e nxjerrë nga Gjykata i është caktuar masa “Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar”.
Ndërsa ndaj të dyshuarve të tjerë, N.Xh., J.V., F.Z., A.S dhe R.C. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Ata dyshohen për “ushtrim ndikimi”, “pengim i procedurës penale” dhe “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.