KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si u “zerua” rrezikshmëria e Fatjon Muratit?(VIDEO)
Rajon

Si u “zerua” rrezikshmëria e Fatjon Muratit?(VIDEO)

KosovaNewss
KosovaNewss 23:42 -13/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Si u “zerua” rrezikshmëria e Fatjon Muratit

Një gjurmë gishti në kutinë e një pistolete të gjetur në një bazë armatimesh në Tiranë tradhtoi Fatjon Muratin dhe e çoi në burg në tetor të vitit të kaluar, por qëndrimi i tij në izolim zgjati pak.

Në dhjetor 2022, gjyqtarja e Tiranës, Migena Laska, e njëjta që caktoi për të masën e sigurisë “arrest në burg” vendosi të zbusë masën në “arrest në shtëpi”.

Dy vendimet e siguruara nga A2 CNN nuk ngjajnë jo vetëm nga dispozitivi, por as nga mënyra se si konsiderohet Murati në to. Kështu, në të parin, që e la ne qeli, në 11 tetor, gjykata shprehet se personi nën hetim paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar. Po ashtu, sipas gjykatës, ekzistonte rreziku i prishjes së provave dhe shmangies nga hetimi.

- Reklamë -

Përfundimi i hetimit, ka çuar në lehtësimin e kushteve ligjore për Muratin, që çuan me pas në lirimin e tij.

Prokuroria ka rikualifikuar veprën penale, duke e bërë përgjegjës Muratin për mbajtje të armës së zjarrit në banesë, për të cilën marzhi i dënimit është nga 1 në 3 vjet burg. Në vendimin e lirimit, të 28 dhjetorit 2022 gjykata arsyeton se personin nën hetim nuk rezulton të ketë ndonjë rrezikshmëri të lartë, apo të veçantë, të bazuar në prova dhe se rezultonte se arma në kutinë e së cilës ishte gjurma e gishtit të tij nuk ishte përdorur në asnjë ngjarje kriminale.

Me tej gjykata shprehet se akuza shfaqet e brishtë, e dyshimtë dhe e paqartë. Në listën e rrethanave lehtësuese ishin edhe mungesa e precedentëve të mëparshëm penale, nënën e moshuar në nevojë për përkujdesje dhe bashkëjetuesja në rrethana të vështira psiko-emocionale, që ndihej e vetme në rritjen dhe edukimin e fëmijës së tyre. 

Gjithashtu lexoni:

Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic

Begaj pas takimit me Costan: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në BE sjellin më shumë siguri dhe stabilitet

Rasti i Zvërnecit, Rama: Mediat greke “u bënë njësh” me protestuesit

Haxhiu nga Tetova: Kosova do të jetë gjithmonë pranë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Bashkohen tre subjekte politike në Mal të Zi, shpallet zyrtarisht Forumi Shqiptar

KosovaNewss 13/03/2023 13/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit
09:31 -04/06/2026
Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike
08:49 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?