KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Liberalizimi që nuk ndodhi më 2016 ishte lajm HISTORIK për Enver Hoxhajn, ndërsa tani thotë se Kosova mbeti pa ndonjë përfitim tjetër
Politikë

Liberalizimi që nuk ndodhi më 2016 ishte lajm HISTORIK për Enver Hoxhajn, ndërsa tani thotë se Kosova mbeti pa ndonjë përfitim tjetër

KosovaNewss
KosovaNewss 12:12 -27/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Pas më shumë se një dekadë me premtime rrebesh që jepeshin vit pas viti e nëpër fushata nga politikanë e subjekte politike, procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën u finalizua vetëm në muajin prill 2023 dhe u përmbyll me botimin e dokumentit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian më 25 prill.

Me këtë veprim kështu është përmbyllur edhe formalisht i gjithë procesi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe më së largu nga 1 janari i vitit 2024 kosovarët do të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Schengen dhe përbëhet prej 27 shtetesh evropiane, por duke shtuar edhe disa shtete tjera që nuk janë në këtë zonë.

Ky lajm nxiti reagime të shumta nga krerët institucionalë dhe të politikës vendore, ndërsa erdhën urime të shumta nga qeveri e ambasadorë të vendeve mike të Kosovës, duke dhënë vlerësime të larta për këtë ngjarje.

E një vlerësim për këtë ngjarje shumë të rëndësishme ka dhënë këto ditë edhe politikani Enver Hoxhaj, i cili që nga shpallja e pavarësisë ka mbajtur pozita të larta shtetërore si zëvendëskryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër në dikaster tjerë qeveritar.

Hoxhaj që aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në një paraqitje në televizionin publik RTK para dy ditësh, vendimin historik që i dha fund izolimit të Kosovës, nuk e vlerësoi si dikur kur mbante poste qeveritare.

“Përveç vendosjes së Kosovës në agjendë për t’u bërë shtet anëtar i Këshillit të Evropës dhe vendimit i cili është përmbyllur, që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së, Kosova nuk do të ketë ndonjë përfitim tjetër. Dhe kam përshtypjen se qasja që po ndjek aktualisht kryeministri Kurti në raport me BE-në nuk ka të bëjë me veriun, por ka më shumë të bëjë se si të del mirë para qytetarëve të Kosovës në Jug të Lumit Ibër e deri në Dragash e Prizren, por një politikë që do ta riintegronte veriun në institucionet e Kosovës, do të duhej të dukej ndryshe…”, ka thënë mes tjerash Hoaxhaj.

Sido qoftë duhet kujtuar se për këtë proces në Kosovë përgjatë shumë viteve janë mbajtur fushata e dhënë premtime rrebesh nga politikanë e subjekte politike, duke fituar edhe pushtet në emër të saj.

Në këtë valle të premtimeve ka qenë i futur dikur edhe vetë politikani Enver Hoxhaj, i cili në paraqitje nëpër debate në vitin 2014 gjatë fushatës jepte premtime për vizat.

Ndërsa para 8 vitesh, më saktësisht më 4 maj 2016 jHoxhaj epte lajmin “historik” për Kosovën, respektivisht fundin e izolomit dhe heqjen e vizave, por të cilat ndodhën vetëm tash më 2023.

“FUND IZOLIMIT – PA VIZA. Lajmi tjetër historik për Kosovën në më pak se 24 orë. KE-ja përfundimisht ka marrë vendim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës duke thyer murin e padrejtë ndaj nesh këto vitet e fundit”, shkruante mes tjerash Hoxhaj në rrjetin social, për diçka që nuk ndodhi atëbotë.

Ngecja për shumë vite – ambasadori francez tregon si erdhi deri te heqja e vizave

Për vite të tëra procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë ngeci mes tjerash edhe për arsye të skepticizmit të disa shteteve anëtare të BE-së, si Franca e Holanda, të cilat votonin kundër heqjes së vizave për Kosovën.

Për këtë shkak zyrtare nga Qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, kanë thënë se dy vitet e fundit ka punuar shumë dhe në mënyrë intensive me këto shtete, për të ndryshuar qëndrim karshi Kosovës.

Se angazhimi si me punët brenda vendit dhe në raport me vendet e BE-së ka pasur sukses, e pohon më direkt vetë ambasadori Francës në Kosovë, Olivier Guerot, duke përmendur edhe masat të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

”Pikërisht në bazë të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, Presidenti Macron u pajtua për liberalizimin e vizave verën e kaluar”, ka shkruar ai në Twitter.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotim nga deputetët opozitarë

Haxhiu: Kushtetuesja s’e pa si shkelje Komisionin për votimin e fshehtë

Memli Krasniqi i shkon në takim nesër Osmanit, tregon cilat do të jenë qendrimet e PDK-së

Kurti sot vendos gurthemelët e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

PDK-ja proteston, deputetët rrinë në sallë pas dështimit të seancës

KosovaNewss 27/04/2023 27/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë
13:03 -01/07/2025
Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotim nga deputetët opozitarë
12:34 -01/07/2025
Haxhiu: Kushtetuesja s’e pa si shkelje Komisionin për votimin e fshehtë
12:31 -01/07/2025
Memli Krasniqi i shkon në takim nesër Osmanit, tregon cilat do të jenë qendrimet e PDK-së
12:01 -01/07/2025
Kurti sot vendos gurthemelët e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë
11:50 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?