Është lënduar një person në vendin e tij të punës, në Shtime.
Sipas Policisë së Kosovës, i lënduari është dërguar në QKMF për tretman mjekësor.
“Fsh. Davidoc, Shtime 18.07.2023 – 16:00. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF për tretman mjekësor pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


