KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK-ja është e reformuar dhe e organizuar për zgjedhje
Politikë

LDK-ja është e reformuar dhe e organizuar për zgjedhje

KosovaNewss
KosovaNewss 21:22 -04/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë, janë mbledhur në Istog në punëtorinë dy ditore si përgatitje e plotë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“U mblodhëm sot në Istog, tek Iliri, me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë. Lidhja po vjen e organizuar, e reformuar, e unifikuar dhe e gatshme për betejën përpara”, ka shkruar i pari i LDK-së.

Ai ka thënë se përgjatë këtyre dy ditëve, do t’i shtrojnë të gjitha çështjet organizative të Lidhjes Demokratike, nga caktimi shtabeve elektorale, tek përcaktimi i vëzhguesve, komisionerëve e orarit të takimeve që nga tash e deri në fushatë.

“Ky nivel i organizimit, 5 muaj më herët, tregon jo vetëm për vitalitetin tonë organizativ, jo vetëm për unitetin tonë partiak, por dhe për seriozitetin e paraprirjes për garën e ardhshme elektorale. Pas hartimit të programit politik nga nëntori i vitit të shkuar, organizimi ynë struktural bëhet ngjarja më e rëndësishme partiake. I tillë siç ka nisur, ai do të përcillet në nivel nacional tek 887 nëndegët tona në Kosovë e në Mërgatë nga tani deri në fushatë”, shkruan Abdixhiku..

Ai tha se Lidhja Demokratike është gati.

“Me strukturën tonë, njerëzit tanë, idetë e idealet tona të djathta, programin tonë politik ‘Rruga e Re’, përpjekja për një Kosovë siç e kemi ëndërruar gjithherë gjënë alternativën e domosdoshme – dhe të vetme! Prandaj, le ta bëjmë rrugën bashkë”, përfundon kreu i LDK-së Lumir Abdxhiku.

Gjithashtu lexoni:

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria

Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë

Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë

Aliu godet ish-qeverisjen e PDK-së në Shtime: Ish-kryetari dhe djali i mixhës shpronësuan tokën publike për të ndërtuar kompleks banesor privat

KosovaNewss 04/09/2024 04/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në Qafën e Duhlës, humb jetën një person
09:32 -08/07/2025
Rekord i ri në bujqësi – Mbi 56 milionë euro vlerë gruri në Kosovë këtë vit
09:27 -08/07/2025
Paralajmërimet për stuhi shiu, Komuna e Prishtinës del me njoftim
09:10 -08/07/2025
Ndalohen të dyshuarit për posedim të paautorizuar të armëve
08:51 -08/07/2025
Edhe sot temperatura të larta
08:23 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?