Lazio ka fituar 2:0 në udhëtim ndaj Monzas për stabilizim në pozitën e dytë në Serie A.
Të dielën, Lazio e fitoi ndeshjen e xhiros së 28-të të kampionatit italian.
Pedro shënoi për 1:0 në minutën e 13-të, ndërsa Sergej Milinkoviq-Saviq shënoi golin e dytë në minutën e 56-të.
Lazio është e dyta me 55 pikë. Monza është e 13-ta me 34 pikë.
Elseid Hysaj kompletoi ndeshjen në krahun e majtë të mbrojtjes te Lazio.