Kryetari Themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Rifat Latifi është duke qëndruar në një vizitë në Amerikën Latine. Ai po merr pjesë në Kongresin e Shoqatës Panamerikane të Traumës dhe Shoqatën e Kirurgëve të Brazilit.
Ai do të ligjërojë për temat “Telemjekësia dhe Teletrauma: Më në fund këtu, por shumë e vonuar” dhe për “Manaxhimin e Pacientit, me Arrest Traumatik Kardiak”. Ndërkaq, sipas komunikatës nga institucioni që drejton, ai vizitën po e shfrytëzon për ‘diplomaci mjekësore’, teksa edhe do të zgjidhet anëtar Nderi i Kolegjit të Kirurgëve të Brazilit.
“Sipas Rifat Latifit, ‘Diplomacia Mjekësore’, është shtylla kryesore e njëherit kurrizore e diplomacisë globale shëndetësore, që është përcaktuar si një spektër i gjerë i përcaktuesve shëndetësorë, si një element vendimtarë në politikën e jashtme, të sigurisë dhe tregtisë, për të cilën kërkohet veprim kolektiv nga secili prej nesh”, thuhet në komunikatë.
Latifi do të vizitojë Brazilin, pastaj Uruguain, Bolivinë dhe Argjentinën.