Kuvendi i Kosovës ka filluar seancë të jashtëzakonshme.
Në këtë seancë janë dy pika në rend të ditës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-239 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët publikë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-128.
Kryetarja e grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila arsyetoi mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.
Kurse Arben Gashi nga LDK-ja, adresoi kritika ndaj pozitës për shpejtësinë e projektligjeve. Sipas tij nuk është e arsyeshme që të ketë seancë të jashtëzakonshme.
Edhe Besnik Tahiri nga AAK, tha se nuk është në rregull me këto seanca. Sipas tij, këto seanca të sotme nuk janë të jashtëzakonshme. Tahiri tha se kjo është një logjikë e mbrapshtë.
Po ashtu për sot është paralajmëruar edhe një seancë e jashtëzakonshme, ku në rend të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-224 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme.