Pas debatesh e polemikash në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe deputetët e opozitës, lidhur me marrëveshjen e Ohrit, seanca ndërpreu punimet.
Deri te ndërprerja erdhi pasi kryeministri tha se siç ka njoftuar më parë ka një takim.
Ndërkohë që deputetët kërkuan pauzë njëorëshe dhe janë në pritje për të nisur pas pak sërish debatin.
Kryeministri Kurti,duke polemizuar me opozitën sqaroi pikat e marrëveshjes, sidomos pikën 7 dhe 10 që konsiderohen si më problematiket, ngaqë përmenden termat si: asociacioni, vetmenaxhimi, etj.
Kruti për këtë çështje tha se Asociacioni përmendet vetëm në pikë 10 si diçka që është futur në kuadër të marrëveshjeve të arrira më herët, duke aluduar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
Sipas kryeministrit Kurti termi vetmenaxhim nuk nënkupton vetadministrim a vetëvendosje.
“Nuk është vetëmenaxhimi vetëvendosje, nuk është vetëqeverisje, as vetadministrim. Është vetëmenaxhim”, deklaroi kryeministri Kurti.


