KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi në bllokadë, Kushtetuesja thekson se po e shqyrton me prioritet kërkesën e iniciuar nga AAK
Politikë

Kuvendi në bllokadë, Kushtetuesja thekson se po e shqyrton me prioritet kërkesën e iniciuar nga AAK

Alban Begolli
Alban Begolli 19:26 -17/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Po bëhen një muaj e një javë qëkur deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e mbështetur edhe nga disa deputetë të tjerë, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për interpretimin e kushtetutshmërisë së ndryshimit të mënyrës së votimit të kreut të Kuvendit të Kosovës gjatë procedurës, dhe Kushtetuesja ende nuk ka dalë me një opinion rreth këtij rasti.

Ndonëse kërkesa është deponuar më 12.05.2025, Kushtetuesja në një përgjigje me shkrim për KALLXO më 17.06.2025 ka njoftuar se po e “trajton me prioritet”.

“Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar me prioritet nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që Gjykata të shqyrtojë të gjitha aspektet kushtetuese të çështjes së parashtruar në kërkesë dhe për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni” – thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë deputetët e partive parlamentare vazhdojnë të jenë në pritje të një shpjegimi nga kjo Gjykatë, me qëllim që të vendosin për hapat e ardhshëm.

Nga partia që i ka 48 deputetë në Kuvend- Lëvizja Vetëvendosje, thonë se e respektojnë Vendimin e Kushtetueses, por që ftojnë deputetët të marrin pjesë në votimin për krijimin e Komisionit për votim të fshehtë.

“Ne e respektojmë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por duhet ta kemi një herë atë. Unë u bëj thirrje edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me të drejtat e obligimet e tyre, të marrin pjesë në votim dhe meqë e provuam votimin e hapur le ta provojmë edhe votimin e fshehtë, sepse asisoj e parasheh edhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2014.” – ka deklaruar Albin Kurti, Kryetar i LVV-së, më 16.06.2025.

Shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, e cila e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetushmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryeparlamentarit të Kosovës, në një konferencë për media tha se kërkesa u nënshkrua nga 11 deputetë, të cilët vijnë nga AAK, LDK dhe PDK.

“I lutëm akterët që ta trajtojnë me prioritet, ndoshta edhe me masë të përkohshme që të ndalohet mbajtja e seancave, derisa Gjykata ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një Vendim.” – deklaroi Kadrijaj para mediave, më 12.05.2025.

Edhe më 09.06.2025, ajo shfaqi shpresën se Gjykata Kushtetuese do të ofrojë alternativë që të mos krijohen edhe në të ardhmen situata të tilla si ngërçi i tanishëm politik në vend.

Po atë ditë Besian Mustafa tha se LDK-ja është partia e parë që ka respektuar çdo Vendim të kësaj Gjykate.

“Gjykata Kushtetuese e ka të pamundur që të gjejë zgjidhje për ngërçet politike, por vetëm për ato juridike e kushtetuese. Çdo Vendim të Kushtetueses do ta pranonim.” – pati deklaruar Mustafa.

Vendimin e Kushtetueses e presin edhe nga PDK-ja. Mërgim Lushtaku, Deputet nga kjo parti, më 07.06.2025 kishte deklaruar se po presin Vendimin e kësaj.

“Nuk ka reflektim për ndryshimin e veprimeve antikushtetuese dhe antiligjore. Si opozitë ne e kemi dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Është evidente se po neglizhohet procesi i konstituimit të Kuvendit dhe ndërkohë po thellohen problemet e qytetarëve. Kjo është për keqardhje, pasi nuk po shihet asnjë gatishmëri për reflektim nga ana e shumicës parlamentare.” – pati deklaruar Lushtaku.

Po ashtu mendime të ndryshme kanë partitë sa i përket daljes nga ngërçi, derisa të marrë Aktgjykim Kushtetuesja.

Gjithashtu lexoni:

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve

Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë

Trump po shqyrton mundësinë që bashkë me Izraelin të sulmojnë centralet bërthamore të Iranit

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana

Alban Begolli 17/06/2025 17/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh
23:31 -17/06/2025
“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve
23:25 -17/06/2025
Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë
23:15 -17/06/2025
Trump po shqyrton mundësinë që bashkë me Izraelin të sulmojnë centralet bërthamore të Iranit
23:11 -17/06/2025
Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana
23:07 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?