KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi i Shqipërisë e miraton marrëveshjen me Italinë për njohjen e pensioneve
Rajon

Kuvendi i Shqipërisë e miraton marrëveshjen me Italinë për njohjen e pensioneve

KosovaNewss
KosovaNewss 22:48 -16/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar të enjten vonë një marrëveshje mes Qeverisë shqiptare dhe Italisë për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore, nga e cila pritet të përfitojnë qindra mijëra pensionistë.

Nëntëdhjetë e dy deputetë votuan pro marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë në një seancë disaorëshe të enjten.

Marrëveshja u arrit dhe u nënshkrua më 6 shkurt në Romë nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, dhe ai i Italisë, Antonio Tajani.

Blendi Gonxhe, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, tha gjatë paraqitjes së projektligjit se nga marrëveshja përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë që jetojnë në Shqipëri.

 “Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute shoqërore e shëndetësore, pavarësisht vendit ku ka punuar”, theksoi Gonxhe.

Ministri sqaroi se marrëveshja mundëson “bashkimin e periudhave të kontributeve për të përmbushur afatin prej 15 vjetësh, që është i nevojshëm për t’u kualifikuar për të përfituar pension”.

Ai tha gjithashtu se pensionisti ka të drejtë të tërheqë përfitimet në çdo vend ku ai ndodhet.

“Objekti i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, e cila përfshin sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin nga sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësisë. Përfitimet nga skema italiane e përfitimeve janë sigurimi i përgjithshëm i detyrueshëm për pensionin e invaliditetit, të pleqërisë dhe atë familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë dhe fermerë”, shpjegoi ministri.

Gonxhe bëri të ditur se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor.

Shqipëria ka firmosur deri tani marrëveshja të tilla edhe me 16 shtete të tjera, ndërsa është në bisedime për këtë edhe me Serbinë dhe Poloninë. Por, ajo ende nuk ka një marrëveshje me Greqinë, ku jeton një numër i madh emigrantësh shqiptarë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha gjatë një takimi në Athinë fundjavën e kaluar se po zhvillohen negociata për këtë çështje.

Gjatë seancës, që zgjati mbi 10 orë, opozita e cilësoi si pozitive marrëveshjen, por kërkoi më shumë informacion në lidhje me negociatat me Greqinë si dhe e akuzoi pushtetin për “dështim të skemës së pensioneve” në Shqipëri, dhe për trajtim “aspak dinjitoz për moshën e tretë”.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se pensionistët “jetojnë në varfëri”.

Pensioni mesatar në Shqipëri është 150 euro.

”Të gjitha reformat, të cilat prekin më shumë se mandatin e një qeverie, duhet të jenë reforma të përbashkëta, duhet të jenë reforma që prekin në thelb sistemin nga njëra anë, por nga ana tjetër, janë dhe të qëndrueshme në kohë, që nuk ndryshojnë nga njëri vit në tjetrin”, u shpreh Tabaku në fjalën e saj në Kuvend.

Viteve të fundit ka pasur disa herë protesta nga qytetarë shqiptarë që kanë punuar në Itali, të cilët kanë kërkuar njohjen e viteve të punës dhe kontributeve shoqërore në mënyrë që të përfitonin pension.

Shqipëria dhe Italia kanë negociuar përreth 15 vjet dhe përfunduan negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet më 26 korrik të 2022, por marrëveshja u finalizua vetëm më 6 shkurt 2024.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Parlamenti Evropian kërkon moratorium për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura

Goditet skema e mashtrimit online në Shqipëri – arresohen 7, procedohen penalisht 27

Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje

Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor

KosovaNewss 16/05/2024 16/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër
13:51 -19/06/2026
VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit
13:40 -19/06/2026
KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin
13:14 -19/06/2026
Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe
13:08 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?