KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Vuçiqi i ka shkelur 8 nga 11 nenet e marrëveshjes
Politikë

Kurti: Vuçiqi i ka shkelur 8 nga 11 nenet e marrëveshjes

KosovaNewss
KosovaNewss 23:03 -02/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas përfundimit të takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ku u arrit dakordim për Deklaratën për Personat e Zhdukur, kryeministri Albin Kurti është paraqitur në një konferencë për mediat.

 Kurti ka konfirmuar gjithashtu se draft-statuti i parë i Asociacionit, i përgatitur nga ekipi serb, është refuzuar nga Kosova, pasi që sipas tij, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Gjithashtu, Kurti ka bërë të ditur se e ka “denoncuar” Serbinë për shkeljen e përsëritur të marrëveshjes bazë, të dakorduar në Bruksel dhe të aneksit të saj, të dakorduar në Ohër.

“Dorëzova edhe një dokument mbi atë se si nga 27 shkurti kur jemi pajtuar mbi marrëveshjen bazë, Beogradi zyrtar e ka shkelur atë. Në atë dokument shihet qartë, në mënyrë faktike, të dokumentuar, se nga 11 nene të marrëveshjes bazë 8 prej tyre i ka shkelur Beogradi zyrtar”, ka thënë Kurti nga Brukseli.

“Pra, vetëm në muajin mars e prill, janë shkelur 8 nga 11 nenet”, ka shtuar ai.

Kurti ka thënë se ka dërguar përmes një dokumenti edhe deklaratat e Vuçiqit para Borrell e Lajçak, të cilat shkelin marrëëvshjet e arritura.

“Gjithashtu kam dorëzuar edhe një dokument, janë tri deklarata të Presidentit të Serbisë se si ai nuk është pajtuar me Marrëveshjen bazë, se si nuk do ta zbatojë në tërësi, prandaj unë kisha nevojë për një garancion se kemi soliditet të procesit, meqenëse kemi marrëveshje dhe kemi siguri ne si palë meqenëse kemi marrëveshje”, ka thënë Kurti

“M’u tha qartë nga ndërmjetësit Borrell e Lajçak se kemi marrëveshje. Dhe 27 shkurti në Bruksel e 18 marsi në Ohër përnjëmend kanë ndodhur”, ka shtuar ai

Gjithashtu lexoni:

DnV: Dalja e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare  

Rexhepi e shqetësuar me informacionet se u gjetën fletëvotime të dëmtuara

Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin

KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 546 mijë qytetarë, pjesëmarrja 10.76 për qind më e ulët se në zgjedhjet e fundit

KosovaNewss 02/05/2023 02/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbi 600 të burgosur ushtrojnë të drejtën për të votuar
19:00 -07/06/2026
DnV: Dalja e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare  
18:48 -07/06/2026
Rexhepi e shqetësuar me informacionet se u gjetën fletëvotime të dëmtuara
18:41 -07/06/2026
Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!
18:14 -07/06/2026
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin
18:11 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?