KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Vizioni për Prishtinën e ka një emër, ai është Hajrulla Çeku
Politikë

Kurti: Vizioni për Prishtinën e ka një emër, ai është Hajrulla Çeku

KosovaNewss
KosovaNewss 22:05 -01/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti tha se Kodra e Trimave ka dhënë shumë për Prishtinën e ka qenë gjithmonë në shërbim të proceseve më të rëndësishme, duke kujtuar protestat e 1 tetorit 28 vjet më parë.

 “Sa herë që i ka ardhur radha Kodrës së Trimave, pushteti ia ka kthyer shpinën. Kjo është padrejtësi e kjo padrejtësi duhet të marr fund, e kjo padrejtësi këtë vjeshtë do të marr fund. Tashmë është një vizion për Prishtinën, një qytet që zhvillohet me plan e jo improvizime, një qytet me transport publik  që funksionon, e jo me pritje të pafundme. Një qytet i gjelbër dhe pastër ,jo i mbuluar nga pluhuri e mbeturinat. Një qytet me  shkolla moderne e hapësira për kulturë e sport, e jo me gjenerata të lëna pas dore, një qytet ku ka transparencë e jo me pazare të fshehta, e ky vizion për këtë qytet e ka një emër dhe ai është Hajrulla Çeku”, tha Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes tha se beteja për Prishtinën nuk është veç betejë e LVV-së, por e të gjithëve që e duan qytetin, e në këtë betejë, tha ai, Çeku nuk është i vetëm, por me listën më të mirë për Kuvendin  Komunal.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Hajrulla Çeku tha se ka ardhur koha t’ia kthejnë borxhin Kodrës së Trimave, me punë e angazhim.

Ai tha se plani i tyre i adreson çështjet më emergjente me të cilat përballen prishtinasit.

“Unë e kam shumë të qartë rrugën përpara. Ne e kemi edhe vizionin edhe dijen edhe guximin, edhe ekipin, ju kemi edhe juve. Prandaj s’ka që na ndalë në realizimin e planit tonë, e ky plan i yni i adreson çështjet më emergjente me të cilat ballafaqohen sot qytetarët e Prishtinës. Trafiku urban është diçka që ndikon në jetën tonë të përditshme pa dallim, mirëpo blerja e fundit e autobusëve ka ndodhur para më shumë se 10 vitesh e që nga ajo kohë nuk kemi asnjë zhvillim në këtë sektor. Me planin tonë që në vitin e parë të mandatit vijnë 30 autobusët e parë që kushtojnë 9 milion euro me kredi nga BERZH-i, në grupin e dytë të blerjes vijnë edhe mbi 100 autobusë të tjerë nga të cilët gjysma janë elektrik dhe me vlerën rreth 37 milion euro Në grupin e tretë të blerjeve vijnë edhe 100 e më shumë autobusë të gjithë elektrik, që Prishtina ta ketë një trafik urban efikas, të shpejt që nuk e ndotë ajrin e që i lidhë fshatrat me të gjitha lagjet e qytetit”, tha Çeku.

Foli edhe për menaxhim më të mirë të mbeturinave me blerje të kontejnerëve e kamionëve të rinj.

Tha se do të bëjë çmos ta zhdukë nga lista problemin me ujë të pijshëm, derisa foli edhe për reformën në arsim, tha se shkollat e Prishtinës do të bëhen të nivelit evropian, ndërsa premtoi nga dy çerdhe në secilën lagje.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

KosovaNewss 01/10/2025 01/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?