KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Shteti i Kosovës kurrë nuk ka qenë më e fuqishëm dhe më e sigurt
Siguri

Kurti: Shteti i Kosovës kurrë nuk ka qenë më e fuqishëm dhe më e sigurt

KosovaNewss
KosovaNewss 19:05 -03/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ushtrimin fushor ndërkombëtar “Defender Europe 2025”, i cili po zhvillohet në Babaj të Bokës dhe në zona të tjera ushtarake të vendit. Ky ushtrim përfshin forcat e NATO-s dhe të vendeve partnere, ndërsa Kosova këtë vit ka rolin e nikoqirit, duke dëshmuar rritjen e kapaciteteve dhe besueshmërisë në arenën ndërkombëtare të sigurisë.

Në fjalën e tij para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe trupave ndërkombëtare, Kryeministri Kurti deklaroi:“Bashkë jemi jo vetëm të fortë, por shumë më të fortë. Shteti i Kosovës kurrë nuk ka qenë më i fuqishëm dhe më i sigurt.”

Ai theksoi se pjesëmarrja aktive dhe pritja e ushtrisë së SHBA-së dhe të aleatëve të NATO-s në territorin e Kosovës është një dëshmi e përkushtimit të vendit për sigurinë rajonale dhe për anëtarësimin e ardhshëm në aleancën veri-atlantike.

Një nga pikat kulmore të këtij ushtrimi është vendosja e Komandës së Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në aeroportin ushtarak të Gjakovës, nga ku komandohen të gjitha brigadat që operojnë në Evropën Juglindore.

“Ne po vërtetojmë çdo herë e më shumë fuqinë dhe aftësitë tona, si dhe ndërveprueshmërinë që kemi me NATO-n. Anëtarësimi ynë në këtë aleancë nuk është vetëm për dobinë tonë, por edhe për kontributin që mund të japim,” shtoi Kurti, duke shprehur krenari për profesionalizmin e FSK-së dhe mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë, në veçanti për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Defender Europe 2025” konsiderohet një nga ushtrimet më të rëndësishme të këtij viti në Evropë, dhe pjesëmarrja e Kosovës në të tregon për një stad të ri të sigurisë dhe bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar.

Gjithashtu lexoni:

FSK demonstroi kapacitetet në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut

Grabitja në Suharekë, pesë të pandehurit deklarohen të pafajshëm

Dogana e Kosovës parandalon tentativë për mashtrim me origjinën e mallrave nga Rusia, ndalohen mbi 130 tonë pleh kimik

Caktohet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Agjenti i BIA-s dënohet me pesë vjet burgim për spiunazh

KosovaNewss 03/06/2025 03/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
few clouds
29° _ 28°
52%
4 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shkodra dhe Kukësi
14:49 -05/06/2025
Kosova edhe një hap drejt forcimit të lidhjeve me tregun gjerman
14:38 -05/06/2025
FSHF: Procesi i shitjes së biletave të ndeshjes Shqipëri-Serbi, sqarim për opinion publik
14:19 -05/06/2025
Turbulencat detyrojnë ulje emergjente të aeroplanit në Gjermani, 9 të lënduar
13:51 -05/06/2025
FSK demonstroi kapacitetet në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut
13:39 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?