KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: S’gjunjëzohet kulla, s’mposhtet UÇK-ja – ky ishte mesazhi që Serbia e mori nga Haradinajt
Politikë

Kurti: S’gjunjëzohet kulla, s’mposhtet UÇK-ja – ky ishte mesazhi që Serbia e mori nga Haradinajt

KosovaNewss
KosovaNewss 13:19 -24/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, ku nga atje tha se pas rezistencës së pashembullt të Jasharëve në Prekaz, erdhi edhe qëndresa e fuqishme e familjes Haradinaj e Mehmetaj më 24 mars 1998.

Kurti tha se si familja Jashari, si ajo Haradinaj, kishin armik Serbinë e qëllim Lirinë.

“Beteja e ashpër e 24 marsit dëshmoi guximin dhe vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe popullit tonë në rrugën e nisur drejt çlirimit. Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk mposhtet Kosova. Ky ishte mesazhi që Serbia fashiste e mori nga kulla e bacës Hilmi”, tha Kurti.

Kreu i qeveri kujtoi pozicionet që kishin marrë ushtarët aso kohe në mbrojtje të  vendit.

“Të vendosur në katër pozicione, Hilmi Hardinaj së bashku me Mejremen dhe Frashërin. Ramush Haradinaj së bashku me Bujarin, Dauti me Rasimin e Kujtimin dhe Shkëlzeni me Enverin mbajtën në këmbë kullën, mbajtën në këmbë popullin. Në po atë ditë ranë dëshmorë Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj, sakrificën e të cilëve sot e nderojmë dhe e kujtojmë me respektin më të lartë”, tha Kurti.

Më tej, Kurti tha se familja Haradinaj ia di mirë vlerën lirisë e ushtrisë, teksa shtoi se është familje e dëshmorëve të kombit, me gjeneral nga lufta.

“Ushtria është pjesë e pandashme e kësaj familje. Sot në ushtrinë tonë e kemi Luanin, Toger Luan Haradinaj, i cili me zell e përkushtim i shërben atdheut në uniformën e FSK-së”, tha Kurti.

Kurti në librin e përkujtimeve në Gllogjan: Dëshmorët, dëshmia historike e popullit shqiptar

Gjithashtu lexoni:

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kurti: PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin, askund s’thuhet se votimi i fshehtë është antikushtetues

Limaj: Nëse partia e parë s’ka shumicë, t’u jepet mundësia të tjerëve – në fund bën edhe qeveri teknike

KosovaNewss 24/03/2023 24/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”
22:09 -28/06/2025
Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
21:22 -28/06/2025
Si ta freskoni shpejt veturën tuaj këtë verë, truk shkencor
21:16 -28/06/2025
Dasma 30 mln dollarëshe në Venecia do t’i zbresë Jeff Bezos vetëm 0.01% nga pasuria
21:08 -28/06/2025
“Vdiq” 30 vite më parë, kroati gjendet i gjallë
21:05 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?