KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Pasi të certifikohen rezultatet e fitores madhështore dhe historike, menjëherë do të konstituojmë Kuvendin dhe do të formojmë Qeverinë
Politikë

Kurti: Pasi të certifikohen rezultatet e fitores madhështore dhe historike, menjëherë do të konstituojmë Kuvendin dhe do të formojmë Qeverinë

KosovaNewss
KosovaNewss 21:57 -30/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin e organizuar pas daljes si partia më e votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka falënderuar simpatizantët dhe votuesit, bashkëtadhetarët, mërgimtarët që erdhën nga Evropa, Amerika dhe nga viset më të largëta të botës

“Posa të certifikohen rezultatet e kësaj fitoreje madhështore e historike, menjëherë do ta konstituojmë Kuvendin, e themelojmë qeverinë për mandatin e tretë dhe do t’i zbatojmë të gjitha zotimet tona përgjatë katër viteve një nga një, sa më shpejtë që të dimë e të mundemi”, premtoi ai para simpatizantëve të Vetëvendosjes.

Kurti tha se rezultatet e 28 dhjetorit kanë dëshmuar se fitorja e tyre si parti e koalicion është më e madhe sesa ajo e vitit 2021.

“Në këtë orë parmbrëmë nisi të bëhet e qartë që fitorja jonë sivjet është edhe më e madhe, po e tejkalon atë të 14 shkurtit 2021. Kjo tregon që qeverisja jonë, e drejtë, e mirë, e mbarë, e vërtetë, ka qenë e vlerësuar dhe kjo është mirënjohje e madhe e popullit për neve por edhe përgjegjësi e madhe e jona për popullin”, tha ai.

- Reklamë -

“Ne që vendosim vet, vendin tonë do ta ngrisim lart e më lart, edhe si ekonomi e arsim, kulturë e sport, shëndetësi, arsim, mbrojtje e siguri. Prandaj na presin shumë punë..”, vazhdoi Kurti.

Ai falënderoi të gjithë ata që votuan Vetëvendosjen, e veçanërisht diasporën.

“Më lejoni që posaqërisht t’i falënderoj bashkëtadhetarët tanë, mërgimtarët, gjithë ata motra e vëllezër të cilët erdhën nga Evropa, Amerika e edhe nga viset më të largëta të botës, që ta sjellin tri ditë më herët sivjet Vitin e Ri”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ-ja mban mbledhje

Nis Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Kosova përfaqësohet nga Albulena Haxhiu

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

KosovaNewss 30/12/2025 30/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ-ja mban mbledhje
09:55 -05/06/2026
Çmimi i naftës për sot
09:43 -05/06/2026
Nis Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Kosova përfaqësohet nga Albulena Haxhiu
08:53 -05/06/2026
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:47 -05/06/2026
Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?