KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: E ardhmja jonë është në BE dhe në NATO
Politikë

Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: E ardhmja jonë është në BE dhe në NATO

KosovaNewss
KosovaNewss 18:55 -21/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Britani, ku mbajti fjalë hyrëse dhe diskutoi mbi sigurinë, zhvillimin dhe solidaritetin me Ukrainën, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit.

Kurti theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet “partner i qëndrueshëm dhe mik i veçantë i Republikës së Kosovës” dhe se prezenca britanike në rajon “është jo vetëm e mirëpritur, por edhe e nevojshme”. Ai foli për progresin e vendit, duke theksuar se Kosova “tashmë është vendi më demokratik dhe me zhvillimin ekonomik më të shpejtë në rajon”.

Sipas tij Kosova renditet e treta në botë dhe e para në Evropë për sundimin e ligjit, ndërsa në indeksin e Transparency International është përmirësuar me 31 vende në luftën kundër korrupsionit. Kurti shtoi se rritja mesatare ekonomike në katër vitet e fundit ka qenë 6%, asnjëherë nën 4%, me eksporte dhe investime të huaja të dyfishuara.

“Kosova është aleate dhe kontribuese në NATO dhe e ardhmja jonë përket në BE dhe NATO. Në këtë drejtim i kemi katërfishuar shpenzimet për mbrojtje, të përqendruara në modernizim dhe sisteme të reja dhe kemi investuar në inovacion, arsim dhe partneritet, pasi duke e forcuar veten e forcojmë Aleancën që i përkasim”, theksoi kryeministri në detyrë.

Ai foli edhe për luftën ilegale të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe pasojat shkatërruese për vendin fqinj, duke përmendur rastin e Viktoriia Roshchyna, gazetare ukrainase e kapur rob në gusht të vitit 2023, e cila “u mbajt në kushte të izolimit të plotë dhe, në shtator të vitit 2024, u deklarua e vdekur. Trupi i saj iu kthye Ukrainës pas marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve në shkurt të vitit 2025. Trupi i saj kishte shenja të torturës dhe trajtimit çnjerëzor, që pasqyrojnë modelet e dhunës sistematike ndaj të burgosurve të luftës ukrainas”.

Kurti theksoi se robër të luftës ukrainas, të kapur nga Federata Ruse, “janë mbajtur më gjatë se sa ai vetë kur u mbajt i burgosur politik nga regjimi i Serbisë nga viti 1999, për dy vjet e shtatë muaj”. Ai shtoi se “solidariteti i popullit tonë me popullin ukrainas është krejtësisht i natyrshëm, ai buron nga qëndresa dhe mbijetesa jonë”.

Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara është qendër studimesh ndër më të vjetrat në botë dhe më e madhja në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, me qëllim “të informojë, të ndikojë dhe të forcojë debatin publik për të ndihmuar në ndërtimin e një bote më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

Gjithashtu lexoni:

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e presidentit

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, temë kryesore e takimit Konjufca–Terras

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Supremja ende në shqyrtim të ankesave për zgjedhjet, KQZ në pritje për certifikim

KosovaNewss 21/10/2025 21/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Lajm i mirë për veteranët e UÇK-së: Gjykata Supreme ua njeh të drejtën për dy pensione
14:46 -07/07/2026
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma
14:15 -07/07/2026
Pacolli premton mbështetje për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për fëmijët me nevoja të veçanta
14:13 -07/07/2026
Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e presidentit
13:47 -07/07/2026
“Prishtina Parking”-u nis ekzekutimin e pagave
13:10 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?