KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Në Ditën Botërore të Tokës themeluam Gardën për Mbrojtjen e Natyrës
Politikë

Kurti: Në Ditën Botërore të Tokës themeluam Gardën për Mbrojtjen e Natyrës

KosovaNewss
KosovaNewss 22:50 -22/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Ditën Botërore të Tokës, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të shtetit në mbrojtjen e mjedisit.

“Garda për Mbrojtjen e Natyrës është shprehje e një ndryshimi të thellë në mënyrën se si e kuptojmë shtetin. Një shtet që nuk është spektator, por veprues. Një shtet që nuk reagon vonë, por parandalon me kohë”, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi se për vite me radhë natyra në Kosovë është keqtrajtuar për shkak të mungesës së kontrollit institucional.

“Aty ku ka munguar shteti, ka hyrë abuzimi. Aty ku ka munguar ligji, ka dominuar interesi i ngushtë”, ka thënë ai.

Kurti kujtoi edhe investimet e qeverisë në rregullimin dhe pastrimin e lumenjve në vend.

“Mandatin e kaluar janë ndarë mbi 10 milionë euro për rregullimin e shtretërve të lumenjve si dhe për pastrimin e tyre”, u shpreh ai, duke përmendur ndërhyrjet në lumenj si Lumbardhi i Deçanit, Lumi Shtimjana, Lumi Llap, Sitnica, Ibër dhe të tjerë në disa komuna të Kosovës.

Sipas tij, qeveria do të vazhdojë me masa të ashpra ndaj ndotësve dhe me krijimin e një sistemi modern të menaxhimit të mbeturinave.

“Ashtu siç jemi zotuar, do të mbyllim të gjitha deponitë ilegale dhe do të krijojmë një sistem të ri, modern e të sigurt për menaxhimin e mbeturinave”, ka theksuar Kurti.

Ai njoftoi gjithashtu miratimin e Projektligjit për Inspektoratin në fushën e mjedisit dhe mbrojtjes natyrore.

“Para tre javësh, në Qeveri e kemi miratuar Projektligjin për Inspektoratin në fushën e mjedisit, ujërave, natyrës… si veprim konkret për mbrojtje të ambientit ku jetojmë”, tha ai.

Në fund, Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit qytetar-institucional për mbrojtjen e natyrës.

“Garda për Mbrojtjen e Natyrës është një aleancë ndërmjet qytetarëve dhe shtetit… Ne besojmë se mbrojtja e natyrës nuk është pengesë për zhvillimin, por kusht për zhvillim të qëndrueshëm”, u shpreh Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

KosovaNewss 22/04/2026 22/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?