Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para fillimit të mbledhjes së Qeverisë iu ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve.
Ai ka thënë se mërgimtarët kanë kontribuuar në të gjithë sektorët e vendit. Sipas tij, Qeveria e Kosovës për t’i mirëpritur mërgimtarët ka organizuar një sërë aktivitetesh.
“Sa herë që vije vera Kosova pret me krah hapur më të dashurit tanë. Të dashur mërgimtarë mirë se vini në shtëpitë tuaja. Lidhja juaj me Kosovë është me e thellë”.
“Më lejoni që të i’u falënderoj për angazhimin tuaj. Kontributi tuja ndihet më të gjithë sektorët e vendit. Kemi filluar rregullimi e rrugës Prishtinë-Podujevë, kjo nuk është rruga e llapit por e mërgimtarëve”.
“Lë të jetë kjo verë një kohë e bashkimit tonë. Mezi pres që të takoj sa më shumë prej jush”, tha ai.


