Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik dhe gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar disa takime me përfaqësues nga vende të ndryshme që po qëndrojnë atje.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka treguar agjendën të cilën kryeministri Albin Kurti e ka zhvilluar gjatë vizitës në Greqi.
|Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit”, tha ai.
Sipas Kryeziut shpenzimet për këtë vizitë janë të mbuluara nga organizatori.
“Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herave të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e akomodimit mbulohen nga organizatori”, ka sqaruar Kryeziu.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hequr dorë edhe nga mëditjet për udhëtime jashtë vendit dhe ai nuk merr kurrfarë pagese prej se është në krye të Qeverisë së Kosovës./KosovaNews/
https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/pfbid0FJYFaa91iwAsc3Cxoqg3N61GAsNC9Q2xbERgdwtHuUcBWouRqxmYmjznZsBy1JTwl