KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i Shtimes demanton me fakte PDK-në: Gënjyen publikisht për shpenzimet, por shpifjet nuk kalojnë
Politikë

Kryetari i Shtimes demanton me fakte PDK-në: Gënjyen publikisht për shpenzimet, por shpifjet nuk kalojnë

KosovaNewss
KosovaNewss 22:54 -02/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Shtimes, Qemal Aliu, ka demantuar me fakte PDK-në, e cila ka filluar sulmet ndaj tij për shpenzimet për dreka zyrtare. Aliu ka paraqituer një grafik i cili tregon dallimet në shpenzime në kohën e qeverisjes së VV-së dhe qeverisjes së Partisë Demokratike. Sipas tij, për këto dy vite të qeverisjes së VV-së është shpenzuar më pak se qeverisja e PDK-së në vetëm një vit, si psh. vitin 2018.

Aliu ka thënë se k𝙪𝙡𝙢𝙞 𝙞 𝙝𝙞𝙥𝙤𝙠𝙧𝙞𝙯𝙞𝙨ë ë𝙨𝙝𝙩ë 𝙠𝙪𝙧 𝙋𝘿𝙆-ja 𝙣ë 𝙎𝙝𝙩𝙞𝙢𝙚 𝙛𝙡𝙚𝙩 𝙥ë𝙧 𝙨𝙝𝙥𝙚𝙣𝙯𝙞𝙢𝙚.

“Pas tentativave të shumta të dështuara që përmes shpifjeve, manipulimeve e lajthitjeve ta pengojnë mirëqeverisjen tonë, PDK ka filluar sulmet e dezinformimet për të na njollosur në pastërtinë tonë shembullore të qeverisjes. Natyrisht, sikur në rastet e kaluara ku kanë shpenzuar edhe më shumë mund, financa e energji, do të dështojnë njësoj edhe në këto shpifje të reja nga këta gënjeshtarë të vjetër”, ka thënë Aliu.

Aliu ka thënë se për këto dy vite të qeverisjes sonë, kemi shpenzuar më pak se qeverisja e PDK-së në vetëm një vit, si psh. viti 2018.

“Na akuzuan për 7.666 euro shpenzime në dreka zyrtare gjatë vitit 2023, ndërsa qeverisja e PDK-së, vetëm gjatë vitit 2018, shpenzoi në dreka e darka hiç më pak se 22,970 euro, pra trefish më shumë.

Në vlerën e cekur për furnizim me pije dhe ushqim prej 45,479.32 euro janë përfshirë shpenzimet prej 19,145 euro të çerdhes “Albiona Asllani”, pastaj 18,804 euro nga Shtëpia e Komunitetit të Shëndetit, e nga Bufeja 4,854 euro ku presim delegacione të shumta, si dhe organizimi i disa manifestimeve në kuadër të Drejtorisë së Kulturës e bën shifrën 45,479.32 euro”, ka thënë ai.

Sipas tij, PDK-ja duhet ta dijë se në vitin e kaluar kemi mirëpritur për 3 ditë me radhë një delegacion të gjerë nga Gjermania në përbërje të deputetëve e ish-ministrave, me ç’rast falë kësaj vizite pastaj kemi arritur bashkëpunime në dobi të nxënësve, sportistëve e artistëve tanë. Po ashtu, të gjitha ngjarjet tjera si ditët e shënuara për Veteranët, Dita e QKMF-së, Iftari për Këshillin e Bashkësisë Islame, koktejet për rastet e veçanta të promovimit të librave janë përfshirë në kategorinë e shpenzimeve të drekave zyrtare.

“Me përgjegjësi të plotë, njoftoj të gjithë bashkëqytetarët e Shtimes dhe opinionin e gjerë publik se pretendimet e ngritura nga PDK në Shtime lidhur me shpenzimet e vitit 2023 nuk përkojnë as për së afërmi me realitetin”, shprehet kryetari Aliu.

Ai ka thënë se për PDK-në me siguri duket e çuditshme, mbase edhe e pamundur, sepse dikush që ka abuzuar me pushtetin si ta, nuk mund ta kuptojë, por më lejoni t’ua bëj me dije, që nga dita e parë e qeverisjes sime, as unë e asnjë nga vartësit e mi, për asnjë vizitë zyrtare që kemi realizuar jasht vendit, nuk kemi marrë asnjë mëditje, me qëllimin e vetëm për ta kursyer buxhetin e Komunës së Shtimes, për shkak të gjendjes së rëndë financiare si pasojë e gjakderdhjes financiare që e ka shkaktuar PDK-ja me udhëheqjen e saj për 21 vjet.

“Administrata aktuale të cilën e udhëheq prioritet e ka zhvillimin e qëndrueshëm financiar për Komunën dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për të gjithë qytetarët e Shtimes, pa asnjë dallim.

Në fotografitë më poshtë shfaqen më detajisht shpenzimet e bëra në qeverisjen e PDK-së dhe në qeverisjen e tanishme.

Shpifjet nuk kalojnë!”, përfundon reagimin kryetari Aliu, të cilin e ka shoqëruar edhe me grafik.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

Costa: Heqja e masave ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit

KosovaNewss 02/02/2024 02/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?