KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti takon Kouchnerin, diskutojnë për të kaluarën dhe të tashmën e Kosovës
Politikë

Kryeministri Kurti takon Kouchnerin, diskutojnë për të kaluarën dhe të tashmën e Kosovës

KosovaNewss
KosovaNewss 20:25 -26/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kryeqendrën e Francës, ku po qëndron në mbështetje të ekipit olimpik të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati një takim miqësor me ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Bernard Kouchner, njëherësh Përfaqësuesi i parë Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se ata kanë diskutuar për suksesin e intervenimit të NATO-s në pranverë të vitit 1999, edhe për periudhën e pasluftës në Kosovë e deri në shpalljen e pavarësisë së saj.

“Kryeministri Kurti dhe ish-ministri Kouchner ndanë këndvështrimet e tyre mbi ngjarjet politike të asaj kornize kohore, arritjet e Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe tash sukseset e shtetit të Kosovës 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 25 vjet pas çlirimit të vendit. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e z. Kouchner fillimisht në periudhën 1999-2001 në rolin e tij të përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, dhe pastaj gjatë viteve 2007-2010 si ministër i Punëve të Jashtme të Francës gjatë së cilës kohë, vendi ynë shpalli pavarësinë dhe u njoh nga Franca”, thuhet në njoftim.

“Të dy u shprehën të kënaqur për mundësinë për t’u takuar, pasi për arsye logjistike, z. Kouchner, nuk arriti të marrë pjesë në organizimet shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit, muajin që lamë pas. Kryeministri tha se e mirëpresim në Kosovë sa më parë që është e mundur”, theksohet tutje në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca

Qelaj: Bllokada në Kuvend mund të vazhdojë edhe pas vendimit të Kushtetueses

Gazeta gjermane: Kuvendi si orë zvicerane, sa është efektive që VV të nominojë Haxhiun çdo 48 orë?

Bajrami i reagon Muratit: LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë “A po vjen me bashkëqeverisë’

Motoristët po dëmtojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, AMMK-ja ka një paralajmërim

KosovaNewss 26/07/2024 26/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Të premten certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së
15:16 -26/06/2025
Kur të del nga bunkeri, ajatollah Khamenei do të pritet nga një Iran tjetër
15:12 -26/06/2025
Parandalohet kontrabanda me mish, po transportohej në kushte të rrezikshme
15:06 -26/06/2025
Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca
15:00 -26/06/2025
Ambasadori Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale
14:57 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?