KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti për Papa Françeskun: Vështirë të ketë një tjetër të këtillë në këtë shekull
Politikë

Kryeministri Kurti për Papa Françeskun: Vështirë të ketë një tjetër të këtillë në këtë shekull

KosovaNewss
KosovaNewss 22:51 -22/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Papa Françeskun, për të cilin ka thënë se është shumë njerëzor e fort social. Kurti ka thënë se Papa bënte pyetje për Kosovën, rininë e fëmijët, arsimin e punën, historinë e kulturën, vlerat dhe të ardhmen. Flet për paqen me dashuri, për popujt me dhembshuri.

“Ndonëse disi ngathët hedhja hapat përpara, ecje e shkurtër m’u duk mua ajo nëpër disa korridore të gjata deri te biblioteka e Atit të Shenjtë. Për shkak të Papa Françeskut doja të mbërrij sa më shpejt tek ai, për shkak të pikturave mahnitëse të Rafaelit nëpër mure e tavan, silueta e shefit të protokollit po zvogëhej teksa më printe.

Ekziston dritarja e përsosur për të parë Sheshin e Shën Pjetrit me kupën qiellore sipër. Disa sekonda, jo më shumë, sepse syri im i djathtë tashmë kërkonte derën pas së cilës sakaq u shfaq mikëpritja e bardhë dhe e ngrohtë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Papa Françesku është shumë njerëzor e fort social. Ai bënte pyetje për Kosovën, rininë e fëmijët, arsimin e punën, historinë e kulturën, vlerat dhe të ardhmen. Flet për paqen me dashuri, për popujt me dhembshuri. Interesohet në një mënyrë të angazhuar, dëgjon me një durim që të përvetëson.

“Shërbimi ndihmon shërbyesin jo më pak se të shërbyerin. E politika është shërbim. Veprimet nuk kanë autonomi nga etika. E politika është veprim. Idetë janë më të rëndësishme se vetja. E populli është edhe më i rëndësishëm se idetë.

Nuk e di si kanë qenë Papat e tjerë para tij. Vështirë të ketë një tjetër të këtillë në këtë shekull”, përfundon kryeministri Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

KosovaNewss 23/06/2023 22/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?