KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: S’ka zgjidhje për shtensionim sepse nuk po zbatohet marrëveshja
Politikë

Kryeministri Kurti: S’ka zgjidhje për shtensionim sepse nuk po zbatohet marrëveshja

KosovaNewss
KosovaNewss 10:28 -05/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka zgjidhje për shtensionim dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë sepse nuk po zbatohet marrëveshja bazike e arritur në Bruksel më 27 shkurt.

Kurti ka fajësuar Serbinë për mosrespektim të marrëveshjes, ndërsa ka përsëritur se Kosova ishte e gatshme edhe ta nënshkruante dakordimin në Bruksel.

“Sa i përket normalizimit, kemi nevojë për zbatim të marrëveshjes. Dhe mos të harrojmë se kemi marrëveshje. Shumëçka që trumbetohet në mediat vendore, në Serbi dhe ato ndërkombëtare e kanë krijuar përshtypjen sikur nuk ka marrëveshje. Nuk ka zgjidhje sepse nuk po zbatohet marrëveshja. Kam kërkuar nga Lajçaku dje që marrëdhëniet normale me Serbinë do të mund të bëhen duke mos i braktisur vlerat evropiane. Kam kërkuar që gjithçka që është në marrëveshjen bazike të jetë edhe në sekuencën e zbatimit”, ka thënë Kurti në konferencë për media të mërkurën.

Për takimin e djeshëm me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, Kurti ka thënë se i ka shprehur gatishmërinë atij për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në veri.

“Janë e vetmja mënyrë si të bëhet ndërrimi i pushtetit [për zgjedhjet e parakohshme]. Ndërrimi i pushtetit nuk mund të bëhen me dhunë, duke plagosur ushtarët e KFOR-it, gazetarët apo policët. Neni i 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e qartëson se si duhet vepruar. Insittucionet do t’i respektojnë të gjitha procedurat”, ka thënë ai.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës ka thënë se si ai, si Lajçaku, kanë dalë me përshtypje pozitive nga takimi i djeshëm.

Lajçaku do të takohet edhe me edhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

KosovaNewss 05/07/2023 05/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?