KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit: Shqiptarët u bënë shembull në botë dhe në histori për strehimin e hebrenjve
Politikë

Kryeministri Kurti përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit: Shqiptarët u bënë shembull në botë dhe në histori për strehimin e hebrenjve

Alban Begolli
Alban Begolli 19:25 -27/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, në 80 vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit duke thënë se ky kamp ishte më famëkeqi ndër qindra të tillë që kishte ndërtuar regjimi nazist i Rajhut të Tretë nëpër Evropë.

Kurti po ashtu ka thënë se qindra shkqiptarë ishin viktima të Holokaustit në kampet e përqendrimit, shqiptarët u bënë shembull në botë dhe në histori për strehimin, mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

80 vite më parë, më 27 janar 1945, u çlirua kampi i përqendrimit Aushvic, më famëkeqi ndër qindra të tillë që kishte ndërtuar regjimi nazist i Rajhut të Tretë nëpër Evropë. Një mbishkrim cinik i vendosur në hyrje të kampit “Puna të bën të lirë” (“Arbeit macht frei”), u paraprinte skenave të llahtarshme që do t’u shfaqeshin para syve ushtarëve rusë, me pirgje prej mijëra kufomash dhe mijëra njerëzish të mbijetuar në gjendje ekstreme kockë e lëkurë. Për katër vite, në kompleksin e kampeve të përqendrimit Aushvic në Poloninë jugperëndimore, ishin vrarë dhe kishin vdekur nga kushtet çnjerëzore të jetës, rreth 1.1 milion njerëz.

Të nisura që nga Ligjet e Nurembergut (1935) dhe Nata e Kristaleve (Kristallnacht – 1938), të vazhduara me veçimin e hebrenjve nëpër geto dhe grumbullimin e tyre nëpër kampe përqendrimi e pune, regjimi i Gjermanisë naziste i çoi politikat e antisemitizmit deri te “zgjidhja përfundimtare”, që rezultoi me vrasjen e rreth 6 milionë hebrenjve. Këto vrasje masive që synonin shfarosjen totale të hebrenjve, u njohën me emërtimin “Holokaust” dhe gjithashtu u bën shkak që të konceptohej termi “gjenocid”, si përpjekje për zhdukjen e plotë apo të pjesshme të një komuniteti etnik apo kulturor. Me shprehjen “Kurrë më”, e thënë fillimisht nga hebrenjtë e mbijetuar të Getos së Varshavës, Evropa, Amerika dhe vendet aleate të tyre, u betuan që kurrë më të mos lejonin përsëritjen e krimeve si ato të nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në ato vite të errëta, teksa qindra shqiptarë ishin gjithashtu viktima të Holokaustit në kampet e përqendrimit, shqiptarët u bënë shembull në botë dhe në histori për strehimin, mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve. Familje të tëra dhe individë nga komunitetet e hebrenjve kryesisht nga Evropa Qendrore dhe Lindore, gjetën mbrojtje në familjet shqiptare, që refuzuan t’i dorëzonin dhe që gjetën mënyra për t’i fshehur ata para autoriteteve gjermane dhe italiane. Ndërkaq, pas Luftës së Dytë Botërore, numri i hebrenjve në Shqipëri ishte rreth 10 herë më i madh se sa para luftës. Në dekadat pasuese dhe deri sot, dhjetëra shqiptarëve dhe familjeve shqiptare u është njohur titulli “Fisnikë mes kombesh”, për kontributin e dhënë për shpëtimin e hebrenjve.

Bota po e shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit sot më 27 janar, në 80 vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit. Si një komb që i ka mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë dhe si një popull që ka qenë viktimë e akteve gjenocidale, shqiptarët janë mes atyre kombeve që thonë “Kurrë më”, duke u bashkuar në këtë përkujtim.

Në nderim të të gjitha viktimave të Holokaustit!”, ka shkruar kryeministri Kurti në një postim në facebook.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Alban Begolli 07/07/2026 27/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?