KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti kërkon normalizimin e marrëdhënienieve me Serbinë para fillimit të zgjedhjeve në SHBA
Politikë

Kryeministri Kurti kërkon normalizimin e marrëdhënienieve me Serbinë para fillimit të zgjedhjeve në SHBA

KosovaNewss
KosovaNewss 12:38 -29/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin një marrëveshje për të përmirësuar marrëdhëniet para se aleatët të nisin me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian.

“Është një ndjenjë e urgjencës për të zbatuar marrëveshjen dhe për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, të fokusuar në një njohje të ndërsjellë de-facto, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për “Bloomberg” në Slloveni.

Përveç urgjencës për zbatim të marrëveshjes së normalizimit, Kurti ka thënë se është i gatshëm edhe për organizimin e zgjedhjeve të reja komunale në veri, sipas marrëveshjes së arritur me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Kurti, ndodhet aktualisht në Slloveni për pjesëmarrje në Forumin e Bledit.

Një konfrontim i fundit ndodhi mes tij dhe kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, ku Kurti ka akuzuar Serbinë për mungesë të progresit në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit, ndërkohë që Bërnabiq kontestoi shtetësinë e Kosovës.

Pas kësaj deklarate, Kurti ka thënë se Kosova ka vënë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk po i mendon dhe nuk janë distancuar nga Millosheviqi as nga Putini.

Gjatë kësaj deklarate të Kurtit kanë duartrokitur të pranishmit, teksa ka thënë se “nuk është e lehtë për ne. Dua t’i normalizoj marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë këtë, nëse fqinjët e mi do ishin çekë e jo serbë”.

Kjo ngjarje ndodhi gjatë një paneli ku morën pjesë edhe kryeministrat e vendeve të tjera, si Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, dhe Bosnjë-Hercegovina.

Në këtë forum u përmbyllën pozicionet e dy shteteve, të cilat pritet të kthehen në tavolinën e bisedimeve shumë shpejt, pas njoftimeve nga Bashkimi Evropian se dialogu do të intensifikohet në shtator.

Gjithashtu lexoni:

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

KosovaNewss 29/08/2023 29/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
17:18 -20/06/2026
Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës
16:40 -20/06/2026
Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal
16:21 -20/06/2026
Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona
16:09 -20/06/2026
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital
15:44 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?