Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërlliq Radman, në fjalimin e tij në Këshillin e Evropës ka zënë vend edhe Kosova.
Radman shprehu përkrahjen e Kroacisë për pranimin e Kosovës në këtë mekanizëm të rëndësishëm evropian.
Sipas tij, pranimi i Kosovës do të përfaqësonte një mundësi strategjike dhe hap të rëndësishëm drejt forcimit të vlerave evropiane në krejt kontinentin.
“Aderimi i Kosovës do të eliminonte një boshllëk të madh në mbulimin kontinental të Këshillit të Evropës, duke siguruar standarde të njëjta të të drejtave të njeriut në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kryediplomati kroat.