KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krerët e shtetit, Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në Izbicë: Kjo është dëshmi se Serbia kreu gjenocid në Kosovë
Politikë

Krerët e shtetit, Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në Izbicë: Kjo është dëshmi se Serbia kreu gjenocid në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 10:34 -28/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë, Skenderaj.

E para e vendit, tha se Masakra e Izbicës ka qenë njëra ndër masakrat më të tmerrshme të shtetit gjenocidal të Serbisë ndaj popullit shqiptar.

“Krimi nuk përfundoi me vrasjet dhe masakrimin e qytetarëve tanë në Izbicë, por u dyfishuar atëherë kur forcat serbe zhvarrosën të vrarët dhe i rivarrosën ata në varreza masive nëpër vende të ndryshme në Serbi dhe në Kosovë”, tha ajo.

Sipas saj liria e Kosovës ka ardhur falë luftës së UÇK-së, martirëve dhe sakrificës së popullit të Kosovës.

“Edhe Izbica është një ndër dëshmitë e shumta që shteti serb ka kryer gjenocid dhe qëllimin e kishte ta shfaroste popullin shqiptar. Ndaj edhe sot këtu ndajmë dhimbjen me të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre , sepse dhimbja e tyre është dhimbje e Kosovës. Liria u bë e mundshme shkaku i të gjitha këtyre viktimave, shkaku i luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe natyrisht sakrificës së të gjithëve”, tha tutje Osmani.

Kurse kryeministri Albin Kurti, tha se sot nderojmë dhe përkujtojmë të vrarët nga regjimi fashist dhe gjenocidal i Millosheviqit. Ai shtoi se masakra e Izbicës është dëshmi i gjenocidit të Serbisë.

“Jemi këtu të nderojmë dhe të përkujtojmë të vrarët nga regjimi fashist e gjenocidal i Milosheviçit, në Izbicë. Siç e tha edhe presidentja, ata janë rrëmbyer si shqiptarë të gjallë, e më pastaj, pas pushkatimit, janë rrëmbyer edhe kufomat, janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje, por jo që të gjithë, meqenëse 6 nuk dihet ende se ku janë. Sot është një ditë kur e nderojmë edhe kujtimin e Mustafë Dragajt, i mbijetuari i masakrës i cili pati dëshmuar kundër Sllobodan Milosheviçit, në Tribunalin e Hagës, dhe i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në shtatorin e vitit të kaluar. Masakra e Izbicës ndodhet në aktakuzat e 6 krerëve të lartë shtetëror, politik, policor, ushtarak të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë”, tha Kurti.

Ndryshe Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

Sot 24 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Kurti në Izbicë kujton Mustafë Dragajn, dëshmitarin e masakrës që dëshmoi kundër Millosheviqit

Gjithashtu lexoni:

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

KosovaNewss 28/03/2023 28/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?