Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me krerët e tjerë të shtetit.
Ai u takua me presidenten e vendit, kryekuvendarin Konjufca, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.
”Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë”, ka shkruar kryeministri.
Mirëpo, nuk ka treguar se për çfarë kanë biseduar.