KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione, “bota serbe” është kërcënim real
Politikë

Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione, “bota serbe” është kërcënim real

KosovaNewss
KosovaNewss 20:58 -20/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një kohë kur rajoni, Evropa dhe më gjerë po përballen me zhvillime të pasigurta, ish-ambasador i Kroacisë në Kosovë, Zlatko Kramariq, thekson se Kosova nuk ka luksin të mbetet në paqartësi institucionale.

Ish-ambasadori kroat nënvizon rëndësinë që vendi të ketë institucione funksionale sa më parë.

“Dua të besoj në mençurinë e politikanëve kosovarë që do të dinë të dalin nga kjo situatë e brishtë. Në një kohë kur Ballkani dhe bota po përballen me kriza të mëdha, Kosova ka nevojë për institucione funksionale sa më shpejt të jetë e mundur. Është jetike që në Kuvend të gjendet një konsensus, të miratohen temat kyçe për të ardhmen e vendit dhe t’u dërgohet një mesazh i qartë aleatëve: BE-së e SHBA-së, por edhe shteteve si Rusia e Kina. Kosova është e qëndrueshme dhe shteti nuk lëkundet nga përplasjet politike të brendshme”, tha Kramariq, për RTK.

Ngjarja e Banjskës, sipas Kramariqit, nuk mund të lihet në harresë. Ai bën thirrje që çështja të jetë gjithmonë pjesë e diskursit politik dhe diplomatik, për aq kohë sa drejtësia nuk është vendosur.

“Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, por paralelisht me të duhet këmbëngulur në drejtësi. Çfarë ndodhi në Banjskë në vitin 2022 nuk është një incident i zakonshëm. Është e papranueshme që terroristët të glorifikohen si heronj, të jenë të lirë, e madje të promovohen në media. Kjo nuk është as normale, as njerëzore. Për Banjskën duhet të kërkohet përgjegjësia pa reshtur – të identifikohen fajtorët, të ndëshkohen dhe rasti të mos harrohet kurrë”, shtoi Kramariq.

Ai paralajmëron se kërcënimi nga e ashtuquajtura “bota serbe” është ende real dhe i lidhur ngushtë me interesat e Kremlinit.

Ai e sheh këtë si një sfidë që kërkon partneritete të reja rajonale për paqe dhe siguri.

“Unë kam qenë diplomati i parë që e kam aktualizuar këtë rrezik. E ashtuquajtura ‘Bota serbe’ nuk ka të bëjë thjesht me mbrojtjen e pakicave – është një projekt politik, ideologjik dhe fetar, ku Kisha Ortodokse Serbe luan rol qendror. Vetëm pak ditë më parë, patriarku serb ishte në Moskë, ku jo vetëm që u takua me përfaqësues të Kishës Ruse, por edhe me vetë presidentin Putin. Dhe atje u tha qartë: bota serbe dhe bota ruse janë një. Kjo nuk është më thjesht propagandë – është paralajmërim. Agresioni në Ukrainë e dëshmon çfarë ndodh kur këto ideologji nuk ndalen. Prandaj, duhet ndërtuar partneritete të forta për paqe”, nënvizoi Kramariq.

Ambasadori Kramariq thotë se marrëveshja për siguri mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës është shembulli më i mirë që ky rajon mund të qëndrojë bashkë, jo kundër dikujt, por për të ruajtur paqen.

Gjithashtu lexoni:

Sorensen diskuton me zyrtarët e lartë gjermanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi

Kurti: Ambasadorët nuk i thërras për të folur për çështje të brendshme të Kosovës

Kurti: PDK-ja duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat

Kurti: Glauku do të jetë në ekzekutiv, Albulena në legjislativ

Kurti: Do t’i kemi 61 vota për Qeveri, por së pari duhet të konstituohet Kuvendi

KosovaNewss 20/05/2025 20/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Sorensen diskuton me zyrtarët e lartë gjermanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi
23:02 -20/05/2025
Serbia po i huazon 1,9 miliard euro për blerjen e 12 avionëve “Rafale”
22:47 -20/05/2025
Kurti: Ambasadorët nuk i thërras për të folur për çështje të brendshme të Kosovës
22:23 -20/05/2025
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me ekipet e kërkim-shpëtimit në Kosovë
22:13 -20/05/2025
Rama: Anëtarësimi në BE, mundësi historike
21:47 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?