KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kraja: Kosova në UNESCO zgjidh disa çështje substanciale
Kulturë

Kraja: Kosova në UNESCO zgjidh disa çështje substanciale

KosovaNewss
KosovaNewss 20:55 -20/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja në Konferencën VII të Procesit të Berlinit, ka ngritur shqetësimin e tij për çështjen e botimeve shkencore.

Ai tha se Kosova duke mos qenë anëtare e UNESCO-s, i është pamundësuar të marrë ISSN-në për revista shkencore.

 “Në mungesë të ISSN-së, të gjithë ata që duan të avancohen në procesin mësimor universitar janë të detyruar të publikojnë punime shkencore në revista me impakt faktor, i cili në Ballkanin Perëndimor, por jo vetëm këtu, është bërë treg spekulativ, respektivisht i dyshimtë në të gjitha pikëpamjet. Nëse vonohet pranimi i Kosovës në UNESCO, Akademia do të kërkojë nga Universiteti që të rishikojë rregulloret e veta, në mënyrë që avancimet dhe marrja e titujve të mos lidhet me botime të këtilla spekulative”, ka thënë  Kraja.

Prandaj, siç tha ai,do të doja që nga ky tubim të dalë si rekomandim që Kosovës t’i bëhet një vend në familjen e madhe të kulturës dhe shkencës, pra në UNESCO, meqë pranimi në këtë organizatë zgjidh edhe disa çështje substanciale që lidhen edhe me veprimtarinë shkencore dhe universitare.

“Bie në kundërshtim të thellë mospranimi i Kosovës në këtë organizatë me misionin  dhe me parimet e saj themelore. Ndërkohë, neve na mbetet t’i realizojmë tre prioritete: 1) Të hapen institute dhe qendra hulumtimi pranë fakulteteve dhe katedrave universitare;  2) Buxheti që ndahet për veprimtari shkencore (i vogël, natyrisht) të shkojë ekskluzivisht për hulumtime shkencore dhe të mos shpenzohet si buxhet suplementar për arsimin e lartë; dhe 3) Akreditimi i universiteteve private të mos bëhet pa programe shkencore”, ka thënë Kraja.

Gjithashtu lexoni:

Bogujevci me homologen malazeze, fokus bashkëpunimi kulturor

Prishtina hap muzeun e kujtesës për eksodin e vitit 1999

Vendoset koncepti për ‘Memorialin Përkujtimor Adem Jashari’ në Prishtinë

Miratohet plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës

Bogojevci pret në takim ekipin e filmit ‘’Dua’’ pas suksesit të jashtëzakonshëm në festivalin e Kanës

KosovaNewss 20/09/2023 20/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?