KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova U21 ndan pikët me Bullgarinë
Sport

Kosova U21 ndan pikët me Bullgarinë

KosovaNewss
KosovaNewss 19:37 -17/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshat U21 ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Bullgarisë në udhëtim, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në Evropianin e të rinjëve.

Kosova kaloi në avantazh shumë herët, më saktë në minutën e tetë ku protagonist kryesor ishte Ardit Tahiri i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ata nuk u zmbrapsën pas golit të shënuar dhe patën një mundësi tjetër shënimi në minutën e 30-të por goditja e Arian Llugiqit u ndal nga portieri vendas.

Deri në fund të pjesës së parë nuk pati më raste të mira shënimi dhe dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale të Kosovës.

Në pjesën e dytë pati një iniciativë të lehtë të vendasve të cilët u vunë në kërkim të golit të barazimit.

Bullgaria gjeti rrugën e rrjetës krejt në fund të ndeshjes, më saktësisht në minutën e 92-të përmes Jelenkovic.

Tanët paraprakisht ishin me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Andi Hotit me karton të kuq në minutën e 82-të.

Pas këtij barazimi Kosova tani ka tri ndeshje radhazi pa fitore në grupin D dhe mban pozitën e katërt në grup me po aq pikë, pesë më pak se lideri Polonia që ka nëntë sosh.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan pikërisht ndaj Bullgarisë në “Fadil Vokrri”, sfidë kjo që do të zhvillohet pas një muaji.

Gjithashtu lexoni:

Agim Ademi takohet me talentin Leon Avdullahu, mesfushori mund t’i bashkohet Kosovës

Chelsea kërkon me çdo kusht portierin e Milanit

Dortmundi fiton goleadën ndaj skuadrës afrikane

Mbappe mungon sërish për Real Madrid

Xhaka te Milani, klubi italian kontakton Leverkusenin

KosovaNewss 17/10/2023 17/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
22:20 -22/06/2025
Trumpi: Iranit ia hoqëm bombën bërthamore nga duart
22:03 -22/06/2025
Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit
21:33 -22/06/2025
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë
21:11 -22/06/2025
Një 48-vjeçar humb jetën në Shalë të Drenasit
21:03 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?