KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova ende pa ciceronë apo udhërrëfyes turistikë të licencuar
Kulturë

Kosova ende pa ciceronë apo udhërrëfyes turistikë të licencuar

KosovaNewss
KosovaNewss 14:58 -28/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mënyrë që të mos shtrembërohet historia, kultura e traditat e vendit, institucionet relevante duhet të licencojnë udhërrëfyes apo ciceronë turistikë. Për shkak të moslicencimit të tyre, turistët e huaj po mundohen ta mësojnë historinë e Kosovës në mënyra të ndryshme.

Kosova nuk ka ciceronë apo udhërrëfyes turistikë të licencuar. Kjo po përbën shqetësim për shtrembërim të fakteve, interpretime të ndryshme të traditave e kulturave të vendit. Kështu i tha Radio Kosovës Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës, i cili konsideron që sa më parë institucionet duhet të bëjnë licencimin e udhërrëfyesve të cilët janë të trajnuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Ne kemi pasur takim me institucionet relevante dhe e kemi shprehur si shqetësim dhe kemi kërkuar urgjentisht që sa më shpejt të krijohet ekipi dhe komisioni që të bëjë hartimin e këtyre politikave dhe të bëjë licencimin e ciceronëve. Ne kemi persona që janë të trajnuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, por nuk janë të licencuar nga institucionet. Kërkohet sa më shpejt të bëhet kjo me qëllim që çdo grup që vjen, të ketë mundësi që t’i marrë këta ciceronë në shërbim dhe të mos sjellë ciceronë nga shtetet e tyre kur dihet se ata pastaj e interpretojnë qoftë historinë, kulturën traditën ashtu siç ata dëshirojnë”, ka thënë ai.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, po ashtu i tha radios tonë se ciceronët që vijnë nga shtete të tjera nuk mund ta interpretojnë historinë e Kosovës ashtu siç është.

Ai tha se ka pasur raste kur ciceronë nga Maqedonia e nga Serbia kanë interpretuar ndryshe historinë e Kosovës.

“Kosova nuk ka ciceronë akoma të licencuar të cilët do ta kishin obligim që turistëve që vijnë në Kosovë t’ua shpjegojnë historinë e trashëgiminë kulturore të Kosovës, por kjo bëhet shpeshherë nga ciceronë të Maqedonisë apo të Serbisë apo edhe nga vende të tjera. Prandaj duhet pasur kujdes sepse shtrembërohet historia e vendit por edhe te pjesa e religjionit. Ne e dimë që kishat në Prizren kanë qenë kisha katolike shqiptare, e ciceronët serbë e maqedonas thonë se janë kisha serbe. Kjo realisht nuk është e vërtetë”, është shprehur ai.

Vendet e tjera e kanë të rregulluar me ligj punën e ciceronëve. Në Shqipëri në rastin kur një shtetas i huaj do të ushtrojë profesionin e udhërrëfyesit turistik, përveç përmbushjes së kritereve të përcaktuara me ligj, ai duhet edhe të jetë rezident, për jo më pak se një vit, dhe të ketë njohuri bazë të gjuhës shqipe.

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Kurti: “Hasi Jehon”, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

Teatri i Pogradecit sjell në Prizren komedinë e zezë “Vetmi në Perëndim” të Martin McDonagh

Çeku: Jemi të përkushtuar të modernizojmë infrastrukturën kulturore

Kurti priti ekipin organizativ të festivalit PITF

KosovaNewss 28/05/2023 28/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?