KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca në homazhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Janë çifti simbol i rezistencës – Ata u bënë frymëzim për luftën e UÇK-së
Politikë

Konjufca në homazhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Janë çifti simbol i rezistencës – Ata u bënë frymëzim për luftën e UÇK-së

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 14:41 -22/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë sot homazhe për nder të rënies së dëshmorëve Xhevë dhe Fehmi Lladrovci.

Në fjalën e tij, Konufca ka thënë se Fehmiu e Xheva janë çifti simbol i rezistencës dhe luftës për liri dhe me veprimtarinë e heriozimin e tyre ata u bënë frymëzim për luftën e UÇK-së.

“Çifti simbol i rezistencës dhe luftës për liri ranë së bashku me shumë luftëtarë të tjerë më 22 shtator të vitit 1998 në qëndresën legjendare në Qyqavicë. Ata u bënë frymëzim për luftën qëndrestare e heroike të UÇK-së.  Brigada 114 e UÇK-së, që drejtohej nga Fehmi Lladrovci, mori një emblemë shtesë, emblemën e komandantit të saj:, ka thënë kryekuvendari.

Tutje Konjufca tha se aktiviteti i Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit para e gjatë luftës për liri ashtu si dhe rënia e tyre në front, shënon idealet më të larta të popullit shqiptar në Kosovë.

“Rrëfimi për jetën dhe vdekjen e tyre  është një epos lirie.  Mirënjohje përjetë, lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi Xhevë e Fehmi Lladrovcit!”.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë.

Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë.

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë më vonë pas rënies së tij kjo brigadë.

25 vjet nga rënia heroike e dy figurave më emblematike të UÇK-së, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën

Osmani takon kryetarin e JICA-s, temë projektet zhvillimore në Kosovë

Sveçla: Serbia po përdor qytetarë të Kosovës për destabilizim të brendshëm

Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Presidentja Osmani takim me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë: Synojmë thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë

Kreshnik Llabjani 22/09/2023 22/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë
15:53 -14/06/2025
Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale
15:21 -14/06/2025
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
15:17 -14/06/2025
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën
14:20 -14/06/2025
KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin
13:47 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?