KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca nderon të rënët në Studime: Duhet të jemi vigjilent për këtë Serbi që e kemi përballë
Politikë

Konjufca nderon të rënët në Studime: Duhet të jemi vigjilent për këtë Serbi që e kemi përballë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:08 -02/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë kompleksit memorial në Studime të Vushtrrisë, në nderim të 116 shqiptarëve të vrarë e masakruar.

Me këtë rast kryetari Glauk Konjufca, para familjarëve të të rënëve, bashkëfshatarëve dhe qytetarëve të shumtë të Vushtrrisë, tha se mbetet shqetësues fakti se Serbia ende nuk ka ndryshuar qëndrimin politik dhe se ata që i kanë kryer krimet, si masakra e Studimes, ende mbajnë pozita të rëndësishme në shtetin serb.

“Ajo që na shqetëson vazhdimisht është mosndryshimi i Serbisë dhe i drejtimit politik të saj. Të gjithë e dimë që Serbia në instancat më të larta të shtetit, të politikës e të ushtrisë, të inteligjencës e të organeve të sigurisë, është e mbushur me njerëz të cilët i kanë kryer këto masakra. Ata kanë pozita kyçe në shtetin e Serbisë edhe sot e kësaj dite. Serbia si shtet kurrë nuk është penduar dhe distancuar prej krimeve që ka bërë”, theksoi Konjufca.

I pari i Kuvendit potencoi se shteti i Serbisë ka kryer gjenocid ndaj popullatës së pafajshme civile në Kosovë me tërë aparatin e vet shtetëror.

“Ne duhet të jemi vigjilent për këtë Serbi që e kemi përballë, e cila jo vetëm që e ka kryer gjenocidin, por mendon që kurrfarë krimi nuk ka kryer në Kosovë. Instancat politike të saj, si Akademia, ushtria, duke përfshirë edhe kishën e tyre mendojnë se kanë bërë veprime të domosdoshme, përderisa ne e dimë të gjithë që ai ishte gjenocid. Të gjitha llojet e krimeve kundër njerëzimit dhe të krimeve të luftës, që ekzistojnë, Serbia i ka kryer mbi popullatën tonë”, theksoi kryetari Konjufca.​

Gjithashtu lexoni:

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

KosovaNewss 02/05/2023 02/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?