KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Çështja e luftërave në Ballkan ka përfunduar, është punë e kryer
Politikë

Konjufca: Çështja e luftërave në Ballkan ka përfunduar, është punë e kryer

KosovaNewss
KosovaNewss 20:55 -06/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sonte në Tetovë nën organizim të Komunës së Tetovës po shënohet 25-vjetori i sakrificës heroike të familjes Jashari, ku i pranishëm është edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Në një dalje para mediave, para fillimit të manifestimit, Konjufca deklaroi se të dy shtetet, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, janë në koordinata të njëjta sa i përket të ardhmes së rajonit drejt BE-së.

“Çështja e luftërave në Ballkan ka përfunduar, është punë e kryer. Unë nuk di ndonjë nga këto parti më të mëdha maqedonase që të jenë kundër qëndrimit të Maqedonisë në NATO apo kundër anëtarësimit në BE. Sa i përket Kosovës, të dy partitë më të mëdha, unë nuk kam parë ndonjë dallim sa i përket pozicionimit karshi Kosovës. kur ka qenë njëra ka intervenuar NATO dhe ajo e ka mbështetur. Kur ishte tjetra, u shpall pavarësia dhe njëjta e përkrahu këtë proces..”, tha mes tjerash Konjufca.

I pyetur për Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe lidhjen eventuale të tij me krijimin e një asociacioni të komunave shqiptare në Maqedoni, Konjufca tha se jemi kundër zgjidhjeve territoriale etnike në Ballkan, përcjell “KlanM”.

“Ne jemi kundër zgjidhjeve territoriale etnike në Ballkan dhe kemi qenë kundër atij projekti të vitit 2017 për shkëmbimin e territoreve në vija etnike. Ne nuk mendojmë se kjo është zgjedhje evropiane. Kosova është kundër një zgjidhjeje të tillë. Jemi që Republika e Kosovës të jetë shtet unitar, ta ketë unitetin e vet institucional dhe të refuzojë zgjidhje që kanë karakter të autonomive etnike në Ballkan. Sa i përket këtu, forcat politike se si pozicionohen ato në shtetin ku jetojnë, iu takon atyre që ta shpjegojnë. Aty Republika e Kosovës nuk përzihet dhe është çështje autonome e tyre”, tha Glauk Konjufca.

Gjithashtu lexoni:

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën javën e ardhshme

KosovaNewss 06/03/2023 06/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Bayer Leverkuseni
14:28 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?