Arthur Melo do të largohet përfundimisht nga Liverpooli në merkaton e verës pas huazimit të tij nga Juventusi.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i cili njëkohësisht edhe e vlerësoi futbollistin, shkruan lajmi.net.
“Do të doja t’i uroja më të mirën Arthurit pasi periudha e tij e huazimit po përfundon, profesionalizmi dhe aftësia e tij ishin të qarta për të gjithë ata që punuan me të”, tha Klopp, njofton Fabrizio Romano.
Futbollisti brazilian, Arthur Melo u huazua për një edicion te Liverpooli nga Juventusi.
Ai do të rikthehet në “Allianz Stadium” dhe do të jetë në tregun e transferimeve në merkaton e verës.
Melo më parë ishte pjesë e Barcelonës dhe Gremios në Brazil.