KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kjo veturë policie Tesla Model Y së shpejti do të patrullojë “në heshtje” rrugët e Kalifornisë
Auto

Kjo veturë policie Tesla Model Y së shpejti do të patrullojë “në heshtje” rrugët e Kalifornisë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:23 -06/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deri më tani, firma kaliforniane Unplugged Performance i ka përqendruar përpjekjet e saj në ofrimin e kënaqësisë së ngasjes nga çdo model i Tesla, madje ndërtoi një veturë garash Model S Plaid e cila drejtohej nga Randy Pobst në çdo garë të Pikes Peak që nga viti 2021.

Por tani është pak më ndryshe. Po, është një veturë policie Model Y dhe do të hyjë në shërbim në Pasadenën Jugore së shpejti pasi ky qytet do bëhet i pari në SHBA që zëvendëson të gjithë flotën e veturave të policisë me vetura elektrike.

Unplugged dëshiron që kjo të jetë një pjesë kryesore e biznesit të saj edhe në të ardhmen, madje kjo është një dëshirë aq e madhe, sa që kompania ka nisur një divizion krejt të ri të flotës i njohur si UPfit, shkruan TopGear.

Tani, UPfit bën disa pretendime mjaft të mëdha në lidhje me përfitimet e Tesla-s së saj ndaj veturave të zakonshme të policisë të markës Ford. Divizioni UPfit llogarit se Modeli Y kushton 91,990 dollarë, kjo pasi të jetë blerë dhe konvertuar në specifikimet e veturave policore, ndërsa një Ford Police Interceptor Utility Hybrid ka një çmim prej 98 mijë dollarëve.

Si rezultat, UPfit llogarit një kursim të mundshëm të kostos pesëvjeçare prej 27,012 dollarësh kur përdor Modelin Y në krahasim me një Ford me fuqi hibride.

“Zgjedhja e Tesla-s si platforma për automjetet tona patrulluese është një dëshmi e përsosmërisë së pashembullt inxhinierike dhe performancës së dëshmuar që ato ofrojnë”, thotë James Hedland, drejtor i flotës në Unplugged Performance.

“Duke shfrytëzuar teknologjinë e Tesla-s, ne jemi krenarë t’i ofrojmë zgjidhjet më të fundit forcave të zbatimit të ligjit, e të cilat janë edhe zgjidhje të besueshme dhe të qëndrueshme, duke fuqizuar oficerët për t’i shërbyer komuniteteve të tyre me besim”, shtoi tutje ai. 

Gjithashtu lexoni:

Modeli i parë BMW Alpina në epokën e re do të jetë një limuzinë e madhe V8

Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Themelohet “Renault Retro Klub”, entuziastët e veturave klasike bashkohen në Prizren

Zëvendësimi i fërkuesve të frenave – a duhet t’i bëjmë në të katër rrotat?

Audi rikthen butonat në modelet e saj më të reja

KosovaNewss 06/08/2023 06/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Haxhiu sot mban konferencë për media
08:33 -24/07/2026
Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?