Në selinë e KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë është zhvilluar një trajnim i përbashkët për evakuim mjekësor ajror, që ka përfshirë njësitë mjekësore të katër ushtrive: të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hungarisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.
Sipas njoftimit, pjesëtarët e KFOR-it janë stërvitur për mënyrën e evakuimit të të plagosurve në kushte reale, duke përfshirë ngarkimin dhe shkarkimin e pacientëve gjatë operacioneve ajrore.
KFOR-i thekson se stërvitja ndërkombëtare siguron që të gjitha shtetet pjesëmarrëse në KFOR të jenë të gatshme të reagojnë në mënyrë të standardizuar dhe efektive ndaj çdo krize mjekësore.