KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet vlerësim i numrit të qenve në Prishtinë, shumica prej tyre janë të pasterilizuar
Siguri

Kërkohet vlerësim i numrit të qenve në Prishtinë, shumica prej tyre janë të pasterilizuar

Beslinda Rexhepi
Beslinda Rexhepi 12:52 -15/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve” ka prezantuar raportin me të gjeturat në “Vlerësimin e dinamikës së popullsisë së qenve në Komunën e Prishtinës”. Aty u shpalosën të gjeturat sa i përket dinamikës së qenve në rrugë, përfshirë dendësinë (numrin) e qenve, mirëqenien e tyre, mbajtjen e qenve nëpër shtëpi dhe burimet e shtimit të numrit të qenve endacak nga qentë me pronar.

Aty u tha se vlerësimi i dinamikës dhe gjendjes së popullsisë së qenve në nivel komunal, kontribuon në reduktimin e qëndrueshëm dhe human të qenve në rrugë. Sipas raportit, shumica e qenve janë të pasterliziuar, me ç’rast u kërkua të bëhet edhe numërimi i tyre në Komunën e Prishtinës.

Drejtoresha e Fonacionit për të Drejtat e Kafshëve, tha se sa i përket dinamikës së qenve, merret për bazë edhe prejardhja e tyre dhe gjinia.

“Qëllimi ka qenë me e zbulu se sa është numri i qenve, si e shohin qytetarët, a e din ata se si të qasen, sa prej tyre mbajnë qenë. Nëse qeni fillon të duket keq nga jashtë e ka një indikacion nga brenda që e bën të duket keq. Për ta përmirësuar gjendjen me qenë, duhet t’i përfshijmë edhe qentë me pronarë. Sipas ICAM për të arritur deri tek menaxhimi i suksesshëm një mirëqenie duhet të përmirësohen kujdeset për qenë, zvogëlimi i densitetit të qenve, zvogëlimi i rrezikut për shëndetin dhe sigurinë publike, zvogëlimi i ndikimeve negative të qenve në kafshë të egra”, tha ajo.

“Një indikator shumë problem janë qentë femra, për shkak se është mundësia e riprodhimit të tyre.  Matja e dinamikës së qenve në rrugë është bërë më anë të këtyre indikatorëve dhe përmes aktiviteteve të cilat janë numërimi i qenve në rrugë dhe vlerësimi i mirëqenies së tyre dhe anketimi i amvisërive për dinamikën e popullsisë”, tha Ramadani.

“Nga të dhënat e mbledhura, një numër i madh i qenve me pronar nuk janë të sterilizuar dhe lejohen të bredhin lirshëm jashtë ambienteve të shtëpisë, duke rritur mundësinë për riprodhim me qentë në rrugë që nuk janë të sterilizuar, duke shtuar kështu edhe më shumë numrin e tyre në rrugë. Ky projekt është fokusuar edhe tek përfshirja e qytetarëve si pjesë e zgjidhjeve për reduktimin e qenve në rrugë, prandaj është marrë edhe mendimi i qytetarëve për zgjidhjet potenciale për qentë e rrugës, përkujdesjen ndaj qenve të rrugës dhe shqetësimet nga prezenca e qenve në rrugë, si dhe interesimi për adoptimin e këtyre qenve. Nga të gjeturat e anketimit, qytetarët e Prishtinës kanë treguar preferenca për reduktimin e numrit të qenve në rrugë përmes metodave humane, e jo përmes metodave si vrasja e qenve”.

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Beslinda Rexhepi 15/04/2023 15/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?