KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet paraburgim ndaj tetë të dyshuarve për vrasjen në Malishevë
Siguri

Kërkohet paraburgim ndaj tetë të dyshuarve për vrasjen në Malishevë

KosovaNewss
KosovaNewss 15:55 -01/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji ndaj tetë të dyshuarve Xh.G., F.G., K.G., A.G., L.K., D.K., Q.K dhe A.M për vrasjen e së enjtes në fshatin Balincë në Malishevë.

Kjo është bërë e ditur nga bashkëpunëtori profesional në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se ndaj të pandehurve me inicialet XH.G, F.G, K.G, A.G, L.K, D.K, Q.K dhe A.M, ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, tha Batusha.

Sipas tij, Xh.G dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa të dyshuarit e tjerë, F.G, K.G, A.G, L.K, D.K, Q.K dhe A.M dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”, raporton Betimi për Drejtësi.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri XH.G, ka kryer veprën penale “Vrasja e Rëndë” nga neni 173 par.1 në par.1.5 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurit F.G, K.G, A.G, L.K, D.K, Q.K dhe A.M, ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 par.1 të KPRK-së”, shtoi Batusha.

Kujtojmë se sot, Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi pasditen e së enjtes në fshatin Balincë të Malishevës, duke thënë se lidhur me rastin janë arrestuar tetë persona. Aty thuhet se rasti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy grupeve.

“Pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të dyshuar meshkujsh kosovar, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë si dëshmi materiale, ndërsa janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

KosovaNewss 01/09/2023 01/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?